• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Histori nga Botërori/ Doli me doping, tortura masakruese për “yllin” e Haitit

27/05/2026
Histori nga Botërori/ Doli me doping, tortura masakruese për “yllin” e Haitit

Kupa e Botës 1974 kishte shumë risi, por njëra prej tyre ka të bëjë edhe me faktin se për herë të parë, një futbollist dilte pozitiv me doping. Bëhet fjalë për yllin e Kombëtares së Haitit, Ernst Zhan-Zhosef, i cili kishte përdorur substanca stimuluese për forcën fizike.

Në fakt, ngërçi tjetër ishte se ende nuk kishte një ligj që përcaktonte se cilat do ishin ndëshkimet për futbollistët që përdornin substanca dopuese. Komisioni i FIFA-s vendosi që ta dënojë vetëm duke e përjashtuar nga kompeticioni i Kupës së Botës, duke i hequr të drejtën që të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së tij. Këtu filloi edhe makthi për 26-vjeçarin.

Dy ditë pas ndeshjes së tij të parë dhe njëkohësisht të fundit në Botëror, ai u mor me dhunë nga hoteli ku qëndronte, prej forcave të sigurisë së diktatori haitian, Papa Dok. Ata e çuan në një rezidencë sekrete dhe e rrahën në mënyrë barbare në Myhnih. Disa ditë më vonë u nis për në vendlindje, por edhe pse kishte dëmtime fizike nga tortura, gjithçka nuk kishte përfunduar. Për shkak se kishte prishur imazhin e vendit, ai u dënua me dy vjet në një kamp pune.

Pikërisht atje ai u torturua sërish, këtë herë akoma më rëndë, ku qëndroi për disa muaj i shtruar në spital, në gjendje të rëndë. Ernst ZhanZhosef e pësoi keq për shkak të përdorimit të atyre substancave, edhe pse ai gjithmonë kishte deklaruar se nuk e dinte ta kishte bërë vetë një gjë të tillë. Në fakt, vazhdimi i jetës së tij është disi paradoksale. Pasi i shleu dy vitet e dënimit, vetë regjimi që e kishte torturuar, u mundua ta rikthejë në formë të mirë fizike, pasi u duhej në eliminatore. Dhe ashtu ndodhi, pasi ZhanZhosef ishte sërish pjesë e Kombëtares së Haitit, si në eliminatoret e Kupës së Botës Argjentinë 1978, ashtu edhe në ato të Botërorit Spanjë 1982.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Rolando Maran nis aventurën kuqezi: Kombëtarja është në rritje & ka potencial të madh. Shqipëria më entuziazmoi që në momentin e parë
Sport

Rolando Maran nis aventurën kuqezi: Kombëtarja është në rritje & ka potencial të madh. Shqipëria më entuziazmoi që në momentin e parë

27/05/2026
FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A

Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura
Sport

Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura

27/05/2026
Botërori 2027 për vajza/ Sfidat vendimtare ndaj Çekisë & Malit të Zi, trajneri Grima grumbullon 23 lojtare

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Histori nga Botërori/ Doli me doping, tortura masakruese për “yllin” e Haitit

Histori nga Botërori/ Doli me doping, tortura masakruese për “yllin” e Haitit

27/05/2026
Rolando Maran nis aventurën kuqezi: Kombëtarja është në rritje & ka potencial të madh. Shqipëria më entuziazmoi që në momentin e parë

Rolando Maran nis aventurën kuqezi: Kombëtarja është në rritje & ka potencial të madh. Shqipëria më entuziazmoi që në momentin e parë

27/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al