• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia/ Agimi dhe Violeta lenë Lushnjën dhe punësohen në Xarrë: Çifti vjel mandarina për 2 000 lekë në ditë

02/01/2022
Historia/ Agimi dhe Violeta lenë Lushnjën dhe punësohen në Xarrë: Çifti vjel mandarina për 2 000 lekë në ditë

Qindra shqiptarë sigurojnë punësim sezonal në shtetet fqinje. Së fundmi kjo po ndodh dhe brenda vendit tonë. ABC takoi një familje nga Lushnja në Xarrë të Konispolit. Prej dy muajsh ata mbledhin mandarina dhe fitojnë 2 mijë lekë në ditë. Ata janë Agimi dhe Violeta edhe me dy fëmijët e tyre kanë lënë Lushnjën për t’u punësuar nga fermeri Areti Thoma.

“Punojmë me fushata, kur gjejnë punë punojmë. Në Lushnjë s’ka shumë punë është dobët. Këtu marrim 2 mijë lekë. Në Lushnjë të japin 1500 lekë dhe punojmë dy herë a tre here më muaj“, thotë Agimi.

Violeta tregon se kjo nuk është një punë aq e lehte. Duart e saj që janë prerë nga gërshëra skanë nevojë për koment.

“Mbushim nga 40-50 arka për njëri në ditë. Që në mëngjes deri në orën 2. Nga mesi i janarit mbarojnë mandarinat dhe do kthehemi në Lushnjë“, tregon Violeta.

Familja Thoma që i ka punësuar, u ka siguruar edhe një banesë. Nuk paguajnë qira po vetëm faturat e ujit dhe energjisë. Rubia dhe Areti Thoma jetojnë në Greqi po herë pas herë kthehen për tu kujdesur, vjelë dhe tregëtuar mandarinat.

“Është punë shumë e vështirë. Spërkatim, bëjmë vaditje natën se korrenti është i dobët. Edhe puna e vjeljes është e vështirë. Ngrihemi në 5 të mëngjesit shkojmë në grumbullim dhe marrim arkat për t’i mbledhur. Sjellim punëtorët në fushë dhe më pas i rregullojmë mandarinat siç i do tregu”, sqaron Rubia Thoma.

Ankohen për vështirësitë e gjetjes së tregut dhe çmimin 50 apo 40 lekë për kg të cilin se vendosin dot vetë, por tregtarët që u blejnë mandarinat.

Fermerët e Xarrës, por dhe fshatrave të tjerë të Konispolit të ardhurat gjatë dimrit i sigurojnë nga shitja e mandarinave dhe ullinjve. Vitet e fundit kanë pasur më pak fitime për shkak se janë zona të largëta./ Abc

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

12/11/2026
NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al