• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e Bedrijeve, Mbarimeve e Soseve!

11/01/2024
Historia e Bedrijeve, Mbarimeve e Soseve!

Nga Dritan Hila

Janë bezdi për prindërit që kur lindin ndaj edhe ju vënë emra burrash. Si mund të lindësh në vitet ‘80-të dhe të vënë emër të tillë, nëse nuk e urren pjellën tënde: Bedrie, Hasije, Qerime. Për mos shkuar tek emrat Mbarime, Sose, Fundime!

Jeta e tyre pak ka ndryshuar në 2000 vitet e fundit. Nuk veshin çitjane por pantallona që i kanë tepruar burrit dhe sipër tyre fustan. Për të tjerat janë pothuajse njësoj si stërgjyshet e tyre. Lajnë e shpëlajnë, gatuajnë, çojnë fëmijët në shkollë dhe shkojnë në punë ku zakonisht ose punojnë tokën ose në fasoneri me rroga mizerabël mbijetese. Kur kthehen i njëjti rit: gatuajnë, lajnë enët, lajnë rrobat dhe hekurosin ato që lanë dje për ta mbyllur me një dru nga burri i cili zakonisht është i pirë dhe i ka filluar impotenca që 30 vjeç.

Por nuk ankohen se kështu kanë parë edhe nënat e tyre. Shumë prej tyre janë të bukura si aktore kinemash. Shikoni foton e Bedries, nuk i duhej as makeup që të ngjasonte me Xhulia Roberts. I duhej vetëm pak më shumë hare në fytyrë dhe sy. Por të bësh katër kalamaj, t’i rrisësh dhe ushqesh e ndërkohë të mbash edhe xhelozinë e vjehrrës që ndjen urrejtje për jetën e saj që ishte dhe është njësoj si e të gjithave që jetuan në atë fshat dhe që kënaqet kur shikon që nuk është e vetme në dhunën që pëson. Dhe pastaj fëmijët që pësojnë të njëjtin fat.

Që nuk duan ta pësojnë por nuk kanë fuqi pasi askush nuk i nxit që të rebelohen. E çfarë rebeli mund të jesh kur shikon nënën që ta dhunon ai që të ka bërë kokën. Kokë që ta bëri sa herë kthehet nga emigrimi, kthim që gjithsej përfshihet në aktin e ndërzimit dhe pastaj e lë nënën prapë në fshat dhe vetë ia mbath rishtas për në emigrim.

E si mund ta ndalosh atë që të bëri kokën që të mos dhunojë nënën? Askush në fshat nuk e kupton pasi druri është zakon: Dru për nënën, dru për ty, dru për të gjithë. E qyteti është larg. Emancipimi është larg. Zaten të shkosh në qytet më shumë mundësi ke të punosh si prostitutë.

Se qyteti të ha. Dhe ata që vijnë nga qyteti janë ose politikanë ose policë që duan të ikin një orë e më parë nga aty. Cili do që t’i rrijë afër mizerjes. Ah, janë edhe OJF që merren me çështjet e familjes dhe emancipimit të gruas, ku pronaret e tyre kanë operacione plastike në fytyrë më shumë se çka gjithë fshati operacione tëmthi, apendiciti apo stomaku të marra së bashku dhe që se ku bie fshati nuk e kanë idenë.

Pastaj është media. Media e cila i shfrytëzon jetët e tyre për disa klikime më shumë dhe pastaj historia e tyre është vetëm disa byte në memorien e serverëve. E në fund janë rrjetet sociale të cilat pasi lexojnë vetëm titullin, japin zgjidhje me metodat mesjetare që nuk i hyjnë në punë askujt veçse një psikiatri për të konstatuar se vrasësit në fakt janë pjesë e kësaj shoqërie që është rritur mes dhunës dhe kupton vetëm dhunën. (Dritare.net)

Related Posts

Kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë / Apeli ndryshon masat e sigurisë për policët

18/06/2026
Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën
Kryesore

Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën

18/06/2026
Rama përplaset me gazetaren greke të CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin
Kryesore

Rama përplaset me gazetaren greke të CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin

18/06/2026
Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al