Nga Enver Metalla/ Lexo.al
Si e zhyti më thellë Alibeaj sot Kryetarin e tij… E bëri pa dashje, apo u përdor mbrëmë nga Llalla, që ka nisur përpjekjet për hakmarrje në mungesë të mbështetjes?
Qetësinë e së dielës familjare për qytetarët, nuk mund të rrinte pa e shqetësuar Enkelejd Alibeaj (Haxhi Alibeu) që vetë është larg ngrohtësisë familjare prej kohësh.
Juristi-deputet dhe ish-ministri demokrat i Drejtësisë, doli sërish sot para kamerave, duke shitur si “zbulim”, 4 prej faqeve të dosjes voluminoze hetimore që ka Prokuroria për farsën “Babale”.
Duke qënë se të zellshmit për të dalë gjithnjë para kamerave, Basha dhe Salianji, janë në siklet nga hetimet që po i afrojnë drejt drejtësisë, ai më “i sigurti” se është disi më larg kësaj sajese, Alibeaj, doli sot për të vazhduar manipulimin e opinionit publik dhe me paturpësinë më të madhe, sajoi një episod tjetër mbi 4 fjali të Fredi Alizotit.
Por si përherë, nguti i sikletit në të cilin janë futur, i bëri të gabojnë sërish.
Ndërsa është procedurë normale hetimore, kontaktimi nga ana e Policisë së Shtetit dhe mbajtja nën mbikëqyrje e personave që kanë dijeni për një vepër penale dhe synojnë të marrin statusin e dëshmitarit, nga ana tjetër, kontakti që policia ka patur me Alizotin, nga bisedat e bëra publike, tregon përgjegjshmërinë e oficerëve të Policisë në trajtimin e rastit që rezultoi të ishte një sulm i mirëfilltë politik dhe tentativë për goditjen e një Ministri dhe Kreministrit.
Nga ana tjetër, Alibeajt ia kanë shkruar ose e ka shkruar gabim skrenarin që rrëfeu sot, duke e bërë të dalë edhe një herë në shesh e vërteta e inskenimit të historisë “Babale”, me origjinë nga selia e Partisë Demokratike.
Në bisedat e publikuara sot nga Alibeaj, Alizoti (me numër telefoni +091) komunikon me një person tjetër me numrin “+700” dhe thotë: “Dëgjo mua dgjo…ej…5 minuta vjen me merr drejtori i pergjithshem i Fierit ktu…pese muhabete i ka bere….mora nje pako te mire”; dhe pas një “Ok lali”, të bashkëbiseduesit, Alizoti shprehet “Ej do ta degjosh do ta degjosh”.
E pra, pyetjet që ngriti Alibeaj sot në deklaratë për shtyp, duhet të dalë Basha dhe t`u japë përgjigigje, se pse Abdyl Gjomakaj, eksponent i Partisë Demokratike, lidhje e ngushtë e pjesës së errët të saj, posedues i numrit me të cilin ka bërë bisedën e mësipërme Alizoti, në datën 01.06.2018, thoshte pikërisht këto fjalë!
Biseda e mësipërme e publikuar sot nga Alibeaj, tregon edhe një herë qartë se Basha, me Sali Lushën, Florenc Hohën, Abdyl Gjomakaj dhe ushtarët e tjerë të tij, kishte kohë që negocionte me Fredi Alizotin për t`i mbyllur gojën.
Me sa duket, në vështirësi për të gjetur paratë që tashmë ia kishin dhënë Babales në Kosovë, ushtarët e selisë mbanin nën kontroll dhe me shpresa Alizotin.
Ky i fundit, në bisedën e mësipërme është më se e qartë për këdo, që i ushtron presion Partisë Demokratike për dhënien e lekëve, duke i kërcënuar që ka folur me Policinë dhe do kalojë në anën tjetër.
Populli ka një shprehje, “nuk mbulohet dielli me shoshë!”.
Edhe Alibeaj, që vuan shumë të shitet si profesionist i zoti, nuk mbulon dot një dosje voluminoze hetimore që rëndon mbi Bashën, Salianjin dhe rrethin e tyre, me përpjekjen për të nxjerrë jashtë kontekstit, 4 fjali, nga 4 faqe të kësaj dosjeje.
Gjithsesi, me dëshirën e mirë për të ndihmuar kolegët, Alibeaj, (personi që ua futi ish juristëve të njohur në PD me intrigat e tij) në fakt nuk u prishi qetësinë e të dielës qytetarëve, por vetëm i argëtoi me skeçin e rradhës.
Ndërkohë që futi më në siklet Partinë dhe veten, pasi u shtoi dhe telashin se prej nga ku kanë marrë dokumentet që bënë publike sot dhe që përbëjnë “sekret hetimor”.
Një fakt më shumë, që tregon se akuza e përhershme se Policia dhe Prokuroria janë nën varësi të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm është retorikë e dalë boje, që e përdorin sa herë u duhet të hedhin baltë mbi këto dy institucione.
E pastaj kur këtë sulm e bën pikërisht ish-ministri i Drejtësisë që në karrigen e tij do të mbahet mend vetëm për një akt, dhunën verbale e institucionale mbi Prokurorinë!
Askush në këtë vend nuk mund ta harroj lehtë invazionin e inspektorëve të ish-ministrit fondamentalist Alibeaj mbi Prokuorinë e Tiranës për të mbrojtur Fazlliçin, mikun e familjes Berisha, dhe që sot Alibeaj në zanatin e tij të vjetër, nuk lë rast pa ua thënë ndërkombëtarëve se janë pengesa kryesore e të ardhmes politike të PD!!
Një pyetje rrjedh natyrshëm: Çfarë halli dhe çfarë sikleti e detyron PD të flasë çdo ditë për hetimin e çështjes “BABALE” , duke publikuar copëza të akteve të këtij hetimi nga Prokuroria? E ndërkohë njëkohësisht po Prokurorinë, e akuzon si manipuluese të hetimit.
NDAJENI MENDJEN zotërinj avokat të ‘Babalegenit’!
Kini durimin dhe qetësinë që të prisni edhe pak ditë!!