• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e Vilmës, vajza që arriti të mposhtë sëmundjen e rëndë

06/10/2022
Historia e Vilmës, vajza që arriti të mposhtë sëmundjen e rëndë

“Unë dy vitet e jetës sime i përshkruaj të turbullta”- thotë 28-vjeçarja. Pas një buzëqeshje të ëmbël, ndodh të fshihet një trishtim. I tillë është rasti i Vilmës e cila dy vite më parë u diagnostifikua me një tumor në pjesën e fundit të barkut, e pavarësisht kësaj, nuk ndaloi kurrë së buzëqeshuri.

“As pjesa e mjekësisë nuk e kishte të qartë. Ishte tumor”- deklaron Vilma Tafilica.

Ishin 2 vite të vështira të mbushura me pyetje dhe, me frikën e vdekjes. Ndonëse prindërit nuk ja rrëfyen që në fillim çfarë kishte dhe rrezikun që mbarte, Vilma diçka kishte ndjerë.

“Familja ime gjatë kësaj kohe është munduar të jetë shumë e fortë për mua. Nuk ma kanë zbukuruar që problemi im ishte aq i madh dhe mundësitë që unë të jetoja të ishin më të vogla sesa unë të mos jetoja më. Në atë moment u ndjeva e shokuar aq më pak që ishte një tunor i veçantë dhe i pamundur që të identifikohej si duhet. Në ato momente kisha frikë. Është e oamundur të thuash që nuk kisha frikë”-shprehet Vilma.

Shpresën nuk e humbi asnjëherë. Falenderimi për mjekët që e shpëtuan nuk harron në asnjë moment ta shprehë me fjalët e saj modeste, ama të sinqerta.

Në reflektimin e atyre ditëve të zymta, Vilma mësoi të shohë realitetin me një sy tjetër, duke dashur më shumë ato gjërat më të thjeshta që në pamje të parë duken të pa rëndësishme.

“Gjëja më kryesore që kam kuptuar gjatë këtyre 2 viteve është që të jetoj jetën. Mos me të lanë me të mposht e keqja që ne shpesh herë na qëllon të përballeni gjatë jetës. Jeta nyk është një fushë me lule ku ne kemi çdo gjë në vijë apo si e duam ne. Ide është që ne të bëhemi një me çdo gjë që na përballë kjo jetë. Jeta të duket më e bukur kur e kalon një vështirësi”-shprehet ajo.

Pas operacionit, Vilma nuk humbi aspak kohë për të rikuperuar formën e saj fizike. Rënia e flokëve nuk e penalizoi aspak ndonëse në disa raste u përball me paragjykimin ama, me kokën lart dhe me ndihmën e familjes dhe shoqërisë vazhdoi përpara .

“Fillimisht vendosa ti shkurtoja flokët, jo ti hiqja fare flokët. Kur shkova tek parukierja që të kryeja këtë akt, parukjerja më tha që flokët të kanë rënë. Në atë moment i thashë ti hiqte fare. Ajo më thoshte jo, po do bëjmë diçka, unë i thashë ti priste fare, mos e ke problem. Në atë moment po shikoja parukieren që ishte më e ndjeshme sesa unë. Po mundohej ta mbante veten por kishte filluar të qante.”- tregoi Vilma

Sot betejën me vdekjen, Vilma e fitoi falë vullnetit dhe kurajos. Ajo e quan veten të rilindur.

“Gjatë kësaj periudhe kohe kam parë shumë njerëz që po kalojnë të njëjtën situatë sikurse unë. Kupton se jo çdokush është aq i lumtur sa duket. Jo çdokush është duke jetuar jetën në maksimum.

E sheh se jeta është shumë më e ëmbël se ajo që ke menduar menduar. Në momentin që ne arrijmë një pikë kritike, një fund, kupton se çfarë ke humb gjatë gjithë kësaj kohe. Kupton se çfarë kërkon ti të bësh me veten tënde dhe në momentin që ty të jepet dhe një tjetër mundësi me e rifilluar jetën, praktikisht me rilind në rastin tim sepse të tillë mund ta quaja unë rastin tim, rilindje e dytë, atëherë kupton se ke objektiva të tjerë për jetën”- përdundoi 28-vjeçarja.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”

EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al