Shkon në 48 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend. Ndërron jetë një 90-vjeçar me Covid-19 në spitalin Infektiv. Sipas ministrisë së Shëndetësisë 90-vjeçari vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
“Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension.” – bën me dije ministria e Shëndetësisë. Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.