• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Humb jetën studentja shqiptaro-greke, ja gabimi fatal gjatë operacionit mjekësor

02/06/2020
Humb jetën studentja shqiptaro-greke, ja gabimi fatal gjatë operacionit mjekësor

Një vajzë 23- vjeçare me origjinë shqiptare, Aleksandra Bistolaki, ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje rutinë në spital. Mediat greke shkruajnë studentja shqiptaro-greke, e cila ka lindur në Korinth të Greqisë, më 22 maj iu nënshtrua një ndërhyrjeje rutinë, për heqjen e një çisti që i shkaktonte çrregullim hormonal.

Mirëpo pas operacionit ajo ra në gjendje kome. E ëma e Aleksandrës është një emigrante nga Saranda, Anila Mertika, ndërsa i ati është vendas.

Ata e dërguan më pas vajzën në Spitalin Gennimatas ku luftoi për dhjetë ditë për të qëndruar gjallë, por nuk ia doli dot. Mëngjesin e 1 qershorit, e reja mbylli sytë për herë të fundit. Mendohet se shkak është bërë një mbidozë e anestezisë. Gjatë gjithë kësaj kohe miq dhe të njohur të saj kishin bërë thirrje në Facebook për gjak për të shpëtuar Alexandran.

Pas vdekjes së saj, miq e pedagogë reaguan të zemëruar për atë çfarë ndodhi. Ajo ndërroi jetë vetëm pak ditë përpara ditëlindjes së 23-të. “Ne kemi luftuar për të për kaq shumë kohë! Dhe ajo u përpoq të jetonte, por ajo nuk pati sukses! Ajo nuk mundi ta duronte!

Ajo nuk kishte kohë për të bërë ditëlindjen e saj të 23-të! Si mund të ndihemi të gjithë tani? Si mund të ndihet familja e saj? Trishtim! Zemërim! Ky mjek që dha betimin e Hipokratit për të ndihmuar njerëzit, e vrau atë! Ai nuk do të qëndrojë i tillë !!!Ai do të paguajë shtrenjtë për veprimin e tij !!

Dhe unë uroj që ai nuk mund të flejë më i qetë!!! Uroj që ai të ndjejë dhimbjen që shkaktoi !!!”– shkruan një mik i saj në Facebook. Të afërmit e Aleksandrës kërkojnë që mjeku që bëri operacionin të ndëshkohet.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, Dita: E dimë forcën e kundërshtarit por ne kemi shumë besim

Dinamo, Dita: E dimë forcën e kundërshtarit por ne kemi shumë besim

27/08/2026
Kombëtarja U-16 luan ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi U-16 – Balkanweb.com – News24

Kombëtarja U-16 luan ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi U-16 – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al