Gara e brendshme në Partinë Demokratike është shoqëruar me shumë parregullsi, dicka që ishte paralajmëruar dhe pritej. Më shumë sesa një proces real, ishte në fakt një farsë elektorale e Berishës për të krijuar iluzionin e një opozite demokratike. Në Sarandë një prej kandidatëve ka hedhur akuza të rënda për manipulim e madje ndikim nga fondacioni Soros, diçka e pazakontë për një bashki të vogël. Armando Magllara që mori 2,8% të votave akuzon Berishën, Albana Vokshin e Flamur Nokën teksa deklaron largimin nga Partia Demokratike. Më poshtë deklarata e tij e plotë. ©argjiroja.net