• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I burgosuri shqiptar në Greqi mbytet me lidhëse këpuce? Reagon vëllai: Është vrasje, ai dhe 3 muaj e mbaronte dënimin! T’i bëhet autopsia në Shqipëri

07/12/2021
I burgosuri shqiptar në Greqi mbytet me lidhëse këpuce? Reagon vëllai: Është vrasje, ai dhe 3 muaj e mbaronte dënimin! T’i bëhet autopsia në Shqipëri

Shkëlqim Rusi, vëllai i Adem Rusit i cili, siç raportuan mediat greke, vari veten me lidhëse këpucësh brenda një furgoni të burgut në Greqi, hedh dyshime se nuk është vetëvrasje, por se ai është vrarë.

Në një komunikim me mediat, Rusi shprehet se i kishin thënë se i vëllai po çohej në spital për vizitë mjekësore sepse kishte pirë klorinë dhe pas kthimit në spital vari veten me lidhëse këpucësh, teksa pretendimet e autoriteteve greke ai i quan ‘përralla”.

Sipas tij, Adem Rusit i kishin mbetur vetëm edhe 3 muaj që të mbaronte dënimin, teksa akuzon për vrasje gardianët që e shoqëruan. Ai kërkon që trupit t’i bëhet autopsia në Shqipëri, pë rtë zbardhur shkaqet e vdekjes.

“Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më morën në telefon dhe më thanë se e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë, më ka thënë drejtori i burgut. Pastaj më thanë që kish pirë klorinë dhe pas kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e pa pranueshme është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin. Ai ka folur me të gjithë njerëzit dhe askush nuk e beson që është vetëvrasje, atë e kanë vrarë gardianët ata që e kanë shoqëruar. Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar. Kjo është një përrallë, që thonë autoritetet greke. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë. Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje, pas vëllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë. Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kanë thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush se merr përsipër, nuk duan belara, nuk di ç’të them. Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor. Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta”, thotë ai.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ku Adem Rusi, sipas mediave greke i dha fund jetës duke u vetëvarur me lidhësen e këpucëve brenda një furgoni të burgut si kafaz, teksa po transferohej nga spitali i Amfisës për në burgun e Malandrinos.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al