• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I dashuri i gruas e plagosi me armë zjarri, motra e 40-vjeçarit tregon si ndodhi ngjarja

13/01/2025
I dashuri i gruas e plagosi me armë zjarri, motra e 40-vjeçarit tregon si ndodhi ngjarja

Motra e Gledian Hoxhallari, 40-vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri dy ditë më parë në qytetin e Fierit.

40-vjeçari u godit me armë zjarri në sy të djalit 9-vjeçar, nga i dashuri i bashkortes së tij me të cilin është në proces divorci. Pas ngjarjes autori Klement Beqaj, së bashku me partneren e tij, Melisa Beluli Hoxhallari, u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë shpallur në kërkim nga policia.

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel motra e tij mes lotësh ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, ndërsa i vëllai sot po i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës, pasi gjendja e tij shëndetësore është në rrezik.

Ajo tha se prej disa javësh bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa dhe kishte nisur bashkëjetesën me partnerin. Sipas deklaratës së motrës, gruaja e 40-vjeçarit përmes manovrave kishte marrë urdhër mbrojtje prej tij në mënyrë që të merrte djalin e tyre, 9 vjeç.

“I vjen një telefon nga bashkëshortja, ku i thotë: Mos më kërko, se midis nesh gjendja është e rëndë dhe nuk mund të jetoj me ty.

Më pas mëson se ajo kishte shkuar në shtëpinë e një personi tjetër, personi që ka plagosur vëllanë. Më 19 dhjetor kishte ikur nga shtëpia dhe më 20 kishte bërë kërkesën për divorc, dhe më 27 kërkesë për urdhër mbrojtje.

Vëllai erdhi dhe më shpjegoi, shumë i prekur, qante dhe i vinte keq për djalin dhe gjendjen që ishin. Atë ditë Melisa kërkoi të ikte në Greqi te prindërit. Gledi i kishte thënë që firmën do ia jepte vetëm vëllait të saj, sepse ka raport të mirë me familjen e saj.

Erdhi vëllai, e mori, ikën dhe më 28 u kthyen. Djali e mori Gledi dhe kaluam vitin e ri bashkë. Më 5 janar, të nesërmen, djali duhej të fillonte shkollën.

Djali komunikonte vetë me nënën dhe i kishte thënë: Atë ditë do vish të më marrësh për ta çuar më pas në shkollë. Ajo i kishte nxjerrë disa justifikime, etj. Ora ishte 9 e darkës dhe ishte në lokal me të atin. E merr dhe i thotë: A do vish të më marrësh, se ke gjithë ditën që më shmang? Dhe në atë moment, personi tjetër e shan me një fjalor të ndryrë djalin dhe vëllai e dëgjon”, ka rrëfyer ajo.

“Pas 10 minutash ata vijnë me makinë, vëllai jashtë lokalit, djali brenda. Ky ishte në telefon me ish-vjehrrën e tij dhe i thotë: Ok, se erdhi Melisa, e mbyll telefonin dhe shkon në lokal dhe i thotë djalit: Hajde se erdhi mami.

Ajo e shikon dhe i bërtet dhe i thotë: Shko merr xhupin. Më pas, pasi kishte dalë ish-bashkëshortja, del dhe ky personi tjetër. Vëllai shkon dhe i thotë atij: Hajde një sekond, dhe i thotë: Çfarë është ai fjalor që përdor ti me fëmijën tim? Ai i thotë: Unë përdor çfarë të dua…

Në atë moment, vëllai më tha: Unë ngrita dorën dhe ai më qëlloi. Në atë moment, ish-gruaja i thotë: Hajde, hajde, ikim. Aty ngeli vëllai me djalin 9 vjeç.

Vëllai ma tregoi gjatë transportimit te Trauma në ambulancë, se ishte i vetëdijshëm”, rrëfeu motra e 40-vjeçarit, i cili punon si operator në një televizion në Tiranë.”

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Kris arma në Sarandë pas një sherri, 4 të ndaluar nga policia, 2 në kërkim

14/03/2026
Lajme

E rëndë në E rëndë në Greqi, 55-vjeçari p*rdhunon kunatën dhe e kërcënon me vrasje nëse do të tregonte

14/03/2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel
Lajme

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

14/03/2026
Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)
Kryesore

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Lajme

Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!

14/03/2026
Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Kryesore

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 26-të, fitore të rëndësishme për Skënderbeun, Laçin dhe Pogradecin

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 26-të, fitore të rëndësishme për Skënderbeun, Laçin dhe Pogradecin

14/03/2026
Banorët ngrejnë dyshime: Ka pëlqim mes Juelës dhe Rogertit?

Banorët ngrejnë dyshime: Ka pëlqim mes Juelës dhe Rogertit?

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al