Pas shume kohesh qe ishte i shpallur ne kerkim eshte arrestuar ish-kreu i Bashkise se Vores, Agim Kajmaku.
Sipas “News 24” qe raporton lajmin, Kajmaku ndodhet tashme ne Drejtorine e Policise se Tiranes.
Kujtojme se Kajmaku akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” dhe ndaj tij eshte caktuar masa e sigurise “arrest me burg”.
Kajmaku eshte denoncuar nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash.
Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.
Pas kesaj, ai u shpall ne kerkim për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra.
Kjo, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, pasi vendimit të KQZ për shkarkimin e tij.