POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim Sektorin Operacional, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. Q., 67 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.