Punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije kanë bërë ndalimin e shtetasit Orion Galo, 36 vjeç, banues në Elbasan. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë përpunimit të informacionit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin datë 26.10.2017, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal. Ky shtetas ju dorzua patrullës së policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
©ArgjiroLajm.net









