• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I ftohti polar mbërrin në Shqipëri, ja qyteti ku temperatura shënon -17 gradë celcius

23/01/2022
I ftohti polar mbërrin në Shqipëri, ja qyteti ku temperatura shënon -17 gradë celcius

Temperaturat kanë shënuar rënie rekord në vendin tonë, teksa në qytetin e Peshkopisë termometri regjistroi -17 gradë celcius. Ulja e temperaturave ka krijuar shtresa të mëdha akulli në rrugët e Dibrës, Korçës, Kukësit apo dhe në Qafën e Llogarasë, duke vështirësuar kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve Ndërkohë, shumë zona të vendit kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm për shkak të rënies së temperaturave.

Temperaturat e ulëta kanë “ngrirë” gjithë territorin e vendit. Situta më e rënduar duket në qarkun e Dibrës, ku termometri ka shënuar deri në -17 gradë celciues në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zonat e thella malore temperaturat janë dhe më të ulëta.

Për shkak të rënies së tempertuarave dhe reshjeve të dëborës gjatë ditëve të fundit, janë shkaktuar ngrica të mëdha në rrugët e brendshme të qytetit, akset rurale dhe në ato kombëtare, ku prezenca e akullit është në masë të madhe. Probleme janë regjistruar në zonën e Gollobordës, në Sllovë, në akset Ura e Çerenecit-Librazhd etj.

Probleme të tjera raportohen dhe për energjinë elektrike, mungesën e ujit të pijshëm dhe probleme me drutë e ngrohjes, për shkak të situatës së krijuar nga ngricat.

Në Korçë gjithashtu rrugët e qytetit janë të ngrira tërësisht, ndërsa bashkia nuk ka ndërhyrë për pastrimin e tyre. Prezenca e akullit në rrugë rrezikon qytetarët, të cilët mund të rrëshkasin dhe pësojnë fraktura të ndryshme.

Në qarkun e Korçës raportohet për probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore, ndërsa në rrethin e Pogradecit disa fshatra janë të bllokuar për shkak të dëborës.

Situata problematike janë regjistruar në qafën e Llogarasë në Vlorë, ku për shkak të ngricave në rrugë një kamion i tonazhit të rëndë rrëshkiti në një kthesë, duke bllokuar për disa orë rrugë. Në qarkun e Kukësit situata paraqitet normale, teksa akset kombëtare sipas ARRSH janë të hapura, megjithëse apelohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimri dhe bëjnë kujdes për shkak të ngricave.

Në zont malore të Shkodrës, dëbora ka arritur trashësi mbi 50 centimetra, ndërkohë që nuk raportohen probleme me bllokimin e rrugëve. Situata më problematike në të gjitha zonat e prekura nga ulja e temperaturave është ajo e mungesës së energjisë dhe ujit të pijshëm, kryesisht në zonat rurale.

 

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

10/11/2026
Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

INTERVISTA/ “Nuk jemi në nivelet e Sylvinhos”, Rudi Vata ngre alarmin për Kombëtaren: Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO)

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al