POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.