Një i ri nga Durrësi është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për mashtrim. Policia thotë se kallëzimi është bërë për shtetasin A.GJ vjeç 26, banues në Durrës, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh dhe nuk ja ka kthyer, shtetasit S.D, vjeç 43 banues në Gjirokastër. Shuma e lekëve nuk bëhet me dije, ndërsa çështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net