• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I riu nga Gjirokastra i bën terror policisë, 5 të plagosur nga ndjekja si nëpër filma. Ngjarja u mbajt e fshehtë fillimisht (VIDEO)

04/02/2020
I riu nga Gjirokastra i bën terror policisë, 5 të plagosur nga ndjekja si nëpër filma. Ngjarja u mbajt e fshehtë fillimisht (VIDEO)

Ndjekja e një personi me precedentë penalë që nga Korça e deri në Elbasan përfundoi me një aksident të trefishtë në hyrje të Elbasanit ku mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre edhe një punonjës policie.

Aldiron Shehu 27 vjeç nga Gjirokastra duket se është i njohur për policinë e shtetit. Ai lëvizte nga Korça në drejtim të Elbasanit me një mjet tip pasat me targa greke të falsifikuara. 27 vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policisë në Korçë për t’u ndalur dhe ka vijuar rrugën e tij. Në Pogradec e ka pritur një tjetër postbllok policie, por përsëri ai ka mundur të kalojë, por policia i është vënë në ndjekje.

Në Librazhd policia edhe pse ka ngritur një postbllok të përforcuar nuk mundi ta ndalë 27 vjeçarin. E teksa një mjet tip benz i policisë e ndiqte, një postobllok edhe më i përforcuar e ka pritur atë në Elbasan, mes të cilëve edhe efektivët Shqiponja.

Policia kishte shtruar tel me gjemba për të bërë të mundur ndaljen e mjetit, por duhet se nuk ka funksionuar, ndërsa në vend të tij janë çarë gomat e mjetit të policisë që e ndiqte.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se në këto kushte punonjësit e policisë hapën zjarr, 27 vjeçari humbi kontrollin duke u përplasur me dy mjete të tjera. Për pasojë 5 persona mbetën të plagosur, mes tyre Eugen Abdurrazaku, punonjës policie i cili u dërgua ne spitalin e traumës në Tiranë. Të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Policia ka vënë në pranga 27 vjeçarin, Aldiron Shehu.

Fillimisht Policia e Shtetit tentoi të fshehë ngjarjen e rëndë duke e pasqyruar atë si një aksident të thjeshtë, por më pas në komunikatën zyrtare u bë publike ndjekja e 27 vjeçarit nga Gjirokastra. Policia thotë se nuk pati të shtëna me armë zjarri gjatë tentativës për të ndalur mjetin tip pasat, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga dëshmitarët. Ngjarja ka krijuar panik tek punonjësit e bizneseve rrotull të cilët janë shtrirë përtokë dhe kanë tentuar të fshihen gjatë të shtënave, të paqartë se ç’po ndodhte./ Tch

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2020/02/ofGPrdvvp5mebTo2O3R9_04_061e600597ef00ec73934537f44bd55f_video_720p_converted.mp4

 

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Me keqardhje nuk arritëm – Balkanweb.com – News24

Disa orë para sfidës historike, konfirmohet mungesa për Egnatian: Me keqardhje nuk arritëm

27/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al