Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në faqen e tij në Facebook, një të ri nga Gjirokastra, i cili sipas tij ka shoqëruar deputetin socialist të Sarandës, Alket Hyseni. Por Berisha thotë se ky person, Besjan Basho, nga fshati Fushëbardhë ka precedentë penalë, pasi ka qenë i përfshirë në konfliktin me armë kundër policisë në rastin e Kostandin Xhuvanit, i dënuar nga drejtësia për vrasjen e katër personave në Tiranë. Berisha shkon edhe më tej duke publikuar foton e të riut nga Gjirokastra, por Besjan Basho, i është përgjigjur vetë përmes një komenti. Ai i kujton ish-kryeministrit vrasjet në 21 Janar, masakrat e ’97, konçensionet e të birit, si dhe e ironizon duke i thënë se atë s’ka doktor që e merr përsipër. Më poshtë reagimi i plotë i Berishës dhe Besjan Bashos.
© ArgjiroLajm.net