POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Turqi, pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.