• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Idrizi: Beleri është një shqiptar gjakprishur, ‘kalë troje’ për të nxitur konfliktin me Greqinë

29/01/2024
Idrizi: Beleri është një shqiptar gjakprishur, ‘kalë troje’ për të nxitur konfliktin me Greqinë

Raporti mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të varet nga Fredi Beleri. Me këto tone, kreu i çamëve Shpëtim Idrizi foli sot në 33-vjetorin e themelimit të shoqatës Çamëria, duke e quajtur Belerin shqiptar gjakprishur.

“Marrëdhëniet e mira nuk mund të kalojnë nga shqiptari gjakprishur Beleri, që si përherë kur bëhet fjala për Shqipërinë, bën bashkë edhe qeverinë greke edhe politikën greke, edhe median greke. E sot e keni parë që kërcënojnë shqipërinë me veton për integrimin” tha ai.

As Sali Berishës nuk ia fal kandidimin e Fredi Belerit për Himarën duke e quajtur absurd që synon nxitjen e konflikteve mes fqinjëve.

“Kalojmë në absurdin që një pjesë e politikës shqiptare të kandidojë edhe njerëz si Beleri me rekorde historike që do të trondiste jo çdo parti politike shqiptare, po çdo shqiptar. Të vesh Belerin kandidat në një bashki shqiptare është si ‘kalë troje’ për të nxitur këto konflikte,” vijoi Idrizi.

Teksa parlamenti vijon kaosin, Idrizi kritikon edhe politikën se duhet të ishte vendi i të maturve dhe të ngrinte më shumë zërin për Çamërinë.

“Kanë zëvendësuar luftën e klasave me luftën kundër njëri tjetrit, kur politika duhet të ishte politika e të urtëve, e të maturve, ku arsyeja duhet të prevalonte mbi gjithçka. E në fakt e keni parë të gjithë që sa herë përmendet Çamëria në parlament të gjithë heshtin si fija e barit, qeveri e parti politike” tha Idrizi.

Përgjatë aktivitetit të 33 vjetorit të themelimit të shoqatës Çamëria Idrizi njoftoi se do të nisë në parlament e më tej edhe në instancat e huaja, një fushatë ndërgjegjësimi për ndikim mbi Greqinë për të hequr ligjin e luftës.

Related Posts

Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar
Kryesore

Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar

14/02/2026
Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti
Kryesore

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti

13/02/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Merkato te Flamurtari, zyrtarizohet një mesfushor

Merkato te Flamurtari, zyrtarizohet një mesfushor

14/02/2026
Teuta, Dobi: Nuk ishte ndeshja më e mirë për ne, por ia dolëm!

Teuta, Dobi: Nuk ishte ndeshja më e mirë për ne, por ia dolëm!

14/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al