Ka përfunduar përzgjedhja e kandidaturave fituese për drejtuesit rajonalë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Në drejtorinë e Gjirokastrës është zgjedhur Robert Lili. Ai zëvendëson në këtë post Sokol Ferunin, i cili ishte në krye të kësaj drejtorie për rreth 5 vjet. Robert Lili me profesion inxhinier mekanik ka një përvojë të gjatë pune në OSHEE. Ndonëse profesionalisht nuk mund të paragjykohet, duket e habitshme përse duhet të vijë një drejtues nga Tirana, kur fare mirë gjen plot të tjerë edhe në Gjirokastër. Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet ditët e ardhshme. Lili është zyrtari i dytë që vjen për të drejtuar institucionet në Gjirokastër pas prefektit Astrit Aliaj.
©ArgjiroLajm.net