• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ikën SGS, ja kush do e bëjë kolaudimin e makinave nga 1 janari

30/11/2020
Gjirokastër, nuk janë paguar taksat për 4500 mjete (VIDEO)

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, shërbimi i kolaudimit të makinave do t’i kalojë shtetit. Do të jetë Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor e cila do të ofrojë këtë shërbim, pasi 31 dhjetori shënon përfundimin e koncesionit nga kompnia SGS Albania.

“Vizion Plus” ka siguruar urdhrin e ministres së Infrasrukturës, znj. Belinda Balluku, e cila i drejtohet kompanisë koncesionare ku kërkon prej saj dorëzimin e mjediseve dhe infrastrukturës përkatëse. Ministria ka ngarkuar Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor që të marrë në dorëzim asetet, që janë qendrat e kontrollit teknik si dhe pajisjet. Sipas urdhrit, kërkohet që transferimi të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2020.

Kontrata koncesionare përfundoi afatin 10-vjeçar në shtator të vitit të kaluar, por qeveria vendosi ta shtyjë edhe me 16 muaj të tjerë vlefshmërinë e saj duke bërë që afati final të jetë 31 dhjetori i këtij viti. Por çfarë do të ndodhë më pas? Burime i thanë “Vizion Plus” se nuk pritet të ketë një koncesion të ri për këtë shërbim të paktën në afatshkutër. Ndaj do të jetë Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor si pronare e kësaj infrastrukure që do të ofrojë kolaudimin për qytetarët.

Por a do të aplikojë shteti të njëjtën tarifë kolaudimi si kompania private? Burime nga grupet e punës që po merren me këtë procedurë kanë hedhur idenë e reduktimit të saj, por mbetet që vendimi final të merret nga Ministria e Infrastrukturës. Më herët ministria është shprehur se do të liberalizojë këtë shërbim, duke licnecuar disa kompani. Por ky proces duket se do të shtyhet në kohë dhe qeveria e dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit do të vendosë mbi ecurinë e këtij tregu, i cili qarkullon në vit rreth 8 mln euro./vizion plus

Related Posts

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë
Kryesore

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

19/06/2026
2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë
Kryesore

2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë

19/06/2026
Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec
Kryesore

Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec

19/06/2026
Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome
Kryesore

Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome

19/06/2026
Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë: Saliu është në gjendje të rëndë psikologjike!
Lajme

Ngjela: Protestat janë në favor historik të Edi Ramës, por ai nuk e kupton

19/06/2026
Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Kryesore

Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Zgjohet” Brazili, Cunha-Vinicius dhurojnë show ndaj Haitit, por Ancelotti humbet Raphinha-n

“Zgjohet” Brazili, Cunha-Vinicius dhurojnë show ndaj Haitit, por Ancelotti humbet Raphinha-n

20/06/2026
Dështim spektakolar, Turqia e sheh veten jashtë Botërorit, triumfon Paraguai

Dështim spektakolar, Turqia e sheh veten jashtë Botërorit, triumfon Paraguai

20/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al