Një incident ka ndodhur me disa turistë polakë në Tepelenë. Sipas policisë së Gjirokastrs, në afërsi të fshatit Rabie, Bashkia Memaliaj, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me grupin operacional “Shqiponjat”, u është dhënë ndihmë katër shtetasve polakë, të cilët kishin probleme me mjetin e tyre. U rimorkiua mjeti, duke e nxjerrë në rrugën kryesore, e më pas transportimi i tij me karoatrec deri në qytetin e Tepelenës për kryerjen e shërbimeve të nevojshme. Zonat malore të jugut të Shqipërisë po frekuentohen shumë së fundi nga turistët që vijnë kryesisht nga Europa Lindore.
© AgjiroLajm.net









