Covid -19 prek edhe universitetin Ismail Qemali në Vlorë. Ditën e djeshme ka rezultuar pozitiv me koronavirus rektori i universitetit Roland Zisi. Momentalisht nuk ka informacione të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të rektorit. Mësohet se një pjesë e stafit të universitetit kanë bërë tamponin dhe pritet përgjigja për ta.