• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Injoranca e Ledionit, si simbol i një brezi

06/05/2017
Injoranca e Ledionit, si simbol i një brezi

Nga T. Cela

Në stilin e tij të zakonshëm, prezantuesi i “The Voice” Ledion Liço, u mundua të bëjë humor edhe këtë të premte në mbrëmjen gjysëmfinale të këtij spektakli. i veshur me një xhaketë ku shquheshin me dhetra simbole që ngjanin si dekorata, dhëndëri i trashigimtares së Top Channel u përpoq të gjejë një lidhje absurde midis looku-t të tij dhe datës që e kishte bërë të përzgjidhte atë pamje.

Të mos harojmë, e premtja e “The Voice” ishte 5 maj. Për ata që nuk e dinë ajo është kujtuar si dita e dëshmorëve. Dhe Ledion Liço me një humor kaps, gjithë fryrje dhe krenari, argumetoi se ai e ka veshur këtë xhaketë të veçantë enkas për këtë datë.

Injoranca e një njeriu që nuk sheh përtej imazhit vizual duket sheshit. Sepse shakaja e Ledionit e lidh xhaketën e tij me fotografitë që mund të ketë parë, të atyre dhjetra veteranëve që derdhën rrugëve duke nxjerë nga sepeti kostumet ushtarake dhe duke i tejmbushur ato me dekoratat e luftës.

Pra për Ledionin 5 maji është vetëm ky imazh. Aq sa ka parë. Aq sa i kanë zënë sytë në kronikat sipërfaqësore të lajmeve. Aq sa e njeh një brez i tërë që historinë e prek përmes fotografive dhe jo falë shkronjave.

Ata të gjithë ndoshta nuk e dinë se 5 maji është dita e vrasjes së Qemal Stafës. Se ky i panjohuri që u vra në këtë datë nga pushtuesit italianë, qe një antifashist, një nga ata të shumtit që vazhdojnë respektohen në gjithë botën. Se në kujtim të tij, kjo datë vdekjeje, (dikush pretendon tradhëtie nga Enver Hoxha) u bë data simbol e gjithë atyre që ranë në luftë.

Një nga portalet e shumta që qe marë me sot me humorin e trashë të ledionit, e akuzonte atë se nuk mund të tallej me 5 majin. Se askush nuk mund ta prekte tabunë e vënies në lojë të dëshmorëve.

Por, në fakt problemi i Ledionit, dhe i kategorisë së trushpëlarësve televizivë si ai, nuk është mëkati se guxojnë të bëjnë humor me heronjtë.

Në një shoqëri të hapur, demokratike dhe që tenton të demistifikohet, as pikpyetjet mbi Qemal Stafën, as vënja në lojë e shifrës bombastike të 28 mijë dëshmorëve, as parodia ndaj atyre që dhanë jetën për një utopi, nuk ka pse përbën një sakrilegj.

Por humori i ledionit as nuk mëtonte t’i prekte këto tabu. Ai thjeshtë tentoi të bënte një asocasion me aq sa kishte parë. Ai e lidhi xhaketën e tij me xhaketat e rënduara të veteranëve në 5 maj dhe kaq i mjaftoi për batutën e tij që e merrte si gallatë.

Prandaj është e kotë që atë ta fshikullosh se kaloi cakun duke u tallur me dëshmorët. Ai është thjeshtë një trushplarës televiziv sipërfaqësor dhe për këtë duhet mëshiruar. Ai e njeh historinë thjeshtë nga imazhet dhe prandaj është e kotë të trajtosh seriozisht./Lapsi.al

Related Posts

Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë
Blog

Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë

31/07/2026
Edi Rama ‘fallxhor’ i zgjedhjeve, jo rastësisht
Blog

Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

31/07/2026
Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026
“Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave”
Blog

“Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave”

20/07/2026
Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj turizmit në Shqipëri
Blog

Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj turizmit në Shqipëri

10/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve
Blog

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al