Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm një inspektim në disa kantiere ndërtimi të veprave publike e investimeve private përgjatë rivierës së jugut. Fillimisht në Vlorë, pastaj në Dhërmi e më tej në Borsh.
Ndërkohë në mbrëmje kreu i qeverisë do të mbërrijë në Gjirokastër. Të nesërmen ai do të inspektojë disa kantiere të tjera investimesh publike në këtë bashki.
Rama shoqërohet nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. ©Argjiroja.net