• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Intervista/ Çfarë pritet në shtator, Flamur Golemi tregon si do të reformohet administrata

11/07/2017
Intervista/ Çfarë pritet në shtator, Flamur Golemi tregon si do të reformohet administrata

Një ndër deputetët e rinj të Parlamentit në shtator do të jetë Flamur Golemi. Ai u rendit i treti në listën e Partisë Socialiste në Gjirokastër dhe arrti që të shpallej fitues. Golemi është një mjek i njohur në vend dhe njëherësh kreu i degës së PS në Gjirokastër. Në një intervistë për gazetën ai tregon ndjesinë e përfaqësimit në Parlament, zhvillimet gjatë fushatës dhe marrëdhëniet me LSI. Po ashtu Golemi ka folur dhe për reformën e administratë pasi është pjesë e 5 grupeve që ka ngritur kryeministri Edi Rama. Në intervistë për Gazetën ‘Sot’, Golemi ka deklaruar se Ilir Meta gjatë fushatës u soll si kryetar partie, ndërsa tha se bashkëpunimi i mëtejshëm me LSI ishte i pamundur. Sa i takona administratës, Golemi ka thënë se do jetë një reformë thelbësore dhe do të largohen të punësuarit politikë nga administrata.

PS korri një fitore të thellë në zgjedhje. E prisnit një rezultat të tillë?

Ne ishim të sigurt që do të fitonim, ndonëse sfida për të marrë 71 mandate ishte jo e lehtë. Megjithatë ia dolëm dhe besoj se nuk kemi të bëjmë me një rezultat surprizë. Ishte i pritshëm. Në 4 vite të qeverisjes kemi bërë reforma dhe investime që as nuk ishin menduar më parë. Përtej të gjithave, njerëzit e bënë qartë dallimin dhe kërkuan të vazhdonim për një mandat të dytë, duke qeverisur të vetëm, pa parti të tjera në prehër.

-Pse mendoni se qytetarët ju besuan dhe një tjetër mandat?

Ata që e shohin me cinizëm fitoren tonë, mund të thonë se shqiptarët zgjodhën të keqen më të vogël. Unë e refuzoj me forcë këtë tezë. Shqiptarët dhanë një votë qartësisht pro Partisë Socialiste dhe lidershipit të saj, një votë për të vazhduar me reformat, investimet dhe transformimin e vendit. Kështu duhet lexuar vota e 25 qershorit.

-Fushata solli dhe krisjen e marrëdhënieve me LSI. Pse u arrit deri në këtë pikë?

Kjo ishte një zgjedhje e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partia Socialiste i kishte kërkuar prej kohësh të ishte pjesë e koalicionit parazgjedhor. Kryeministri ia kishte bërë ftesën publikisht për të vazhduar koalicionin, por LSI vendosi të qëndronte pezull dhe më pas gjërat rrodhën ashtu siç të gjithë e dimë.

-Si kanë qenë marrëdhëniet me LSI në Gjirokastër?

Normalisht janë marrëdhënie që ndikohen patjetër nga raporti në qendër mes lidershipit të dy partive, por ky bashkëpunim ka pasur arritje në disa reforma, siç ka pasur edhe divergjenca të thella apo debate për shumë çështje të tjera. Kishte ardhur një moment që kjo marrëdhënie nuk mund të vazhdonte dot më tej, prandaj Partia Socialiste kërkoi mbështetje si asnjëherë më parë në 25 qershor dhe ia dolëm mbanë me sukses.

-Gjatë fushatës u pa një angazhim i lartë i presidentit të zgjedhur Ilir Meta, ku nuk munguan akuzat ndaj socialistëve. Si e shihni angazhimin e tij?

Jam dakord me ata që angazhimin e Ilir Metës në fushatë e kanë përcaktuar kështu: Kur ishte Kryetar Kuvendi sillej si President, ndërsa kur e zgjodhën President nisi të sillej si kryetar partie.

-Më 24 korrik Meta bën betimin si President, ndërsa është aluduar se PS mund ta bojkotojë seancën. Mendoni se mund të ketë një skenar të tillë?

Nuk jam në dijeni të një skenari të tillë. Tani po e dëgjoj për herë të parë, prandaj s’kam koment për këtë.

-Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë ngriti 5 grupe pune dhe ju jeni pjesë e grupit që do merret me analizën e partisë. Ku do konsistojë puna e këtij grupi?

Është një grup ku unë bashkë me kolegë të tjerë do të hartojmë një raport sa më të plotë për gjendjen aktuale politiko-organizative të Partisë Socialiste në çdo qendër votimi. Raporti do të bazohet patjetër tek rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit dhe më pas do t’i drejtohet Asamblesë Kombëtare të PS-së, që do të mblidhet në fund të muajit gusht.

-Në qendër të fushatës suaj ishte pastrimi i administratës nga të punësuarit politikë. Kur do nisë spastrimi?

Nuk dua të përdor termin ‘spastrim’ pasi ka konotacion deri diku negativ dhe të le të kuptosh se thjesht do të hiqen disa njerëz për t’u zëvendësuar me disa të tjerë. Nuk ka për të ndodhur tamam kështu. Ne synojmë të bëjmë një reformim të plotë të administratës publike, për ta vënë në shërbim të qytetarëve dhe jo të partisë së radhës që ka pushtetin. Nuk ka për të qenë e lehtë, por prandaj kemi marrë mbështetje historike në 25 qershor, për të bërë reforma të mëdha dhe për të marrë vendime të vështira. Ky është një zotim i madh i yni dhe besoj brenda mandatit tonë të dytë do të kemi një administratë tjetër.

-Si e shihni faktin që në qeveri vijojnë të qëndrojnë ministrat e LSI dhe të PD?

Besoj se është një çështje që  nuk më përket mua, pasi emërimi dhe shkarkimi i ministrave është kompetencë e Kryeministrit. Ajo që ka rëndësi është se në fillim të shtatorit Shqipëria do të ketë një kabinet tjetër qeveritar, për të çuar përpara reformat dhe transformimin e vendit.

-Ju për të parën herë do jeni në Parlament. Cili do jetë fokusi i punës suaj?

Besoj se do të jem pjesë e ndonjë komisioni parlamentar, megjithatë kjo është një çështje për të cilën do të vendoset më vonë. Ekspertiza ime është në fushën e shëndetësisë është ekselente, pasi me profesion jam mjek. Sidoqoftë ajo që ka më shumë rëndësi për mua, është të adresoj në Kuvend dhe çdo institucion tjetër problematikat e qarkut Gjirokastër, të jem zëri i tyre në Parlament. Mbështetjen që kam marrë prej tyre me votë, do ta kthej në më shumë punë dhe investime për qarkun.

Related Posts

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
Kryesore

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim

16/09/2026
Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve
Kryesore

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

15/09/2026
Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre
Kryesore

Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

15/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit – Balkanweb.com – News24

Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit

16/09/2026
Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8 – Balkanweb.com – News24

Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al