• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Maran mund të rezultojë lëvizje e zgjuar”, Ahmati: Shqipëria ka të ardhme! Final Four i paparashikueshëm, por.. (VIDEO)

22/05/2026
INTERVISTA/ “Maran mund të rezultojë lëvizje e zgjuar”, Ahmati: Shqipëria ka të ardhme! Final Four i paparashikueshëm, por.. (VIDEO)

Shqipëria i rikthehet edhe një herë stilit italian. Duket më shumë si një “bast” i Presidentit Duka, i cili pasi mbylli bashkëpunimin me Sylvinhon, gjeti gjuhën e përbashkët me trajnerin Rolando Maran për pankinën e kuqezinjve. Trajneri i njohur, Jul Ahmati në Sport News në News 24, në bisedën me Trevisa Tufën, foli për këtë zgjedhje të kombëtares.

Juli, të befasoi zgjedhja e FSHF-së, Rolando Maran për të pasuar Sylvinho-n. A ishte kjo lëvizja që prisnit?

Jo aq shumë sa është pritur në opinion. E shikoj tendecën që ka opinioni që kërkon më të mirin. Duka ka përvojën e duhur për të zgjedhur më të mirin. Ne jemi kombëtare e vogël, nuk jemi as Gjermania, as Brazili. Ai që mund të menaxhojë më mirë është ai që ka eksperiencë. Maran ka eksperiencë. Ai di t’i marrë rezultatet me këto skuadra të vogla. Unë kam dëshirë që ta shikojmë në pozitivitet. Ne kemi një brez të mirë lojtarësh që po rriten në klube të rëndësishme, na duhet një njeri që i menaxhon mirë.

 

Mund ta prisja këtë lëvizje, 3-5 apo dhe 10 vite më parë, kur Serie A ishte full me lojtarë shqiptar, nga De Biasi te Panucci apo Reja, ishte zgjedhje normale, por Maran, ngre pikëpyetje. Një 62 vjeçare, që kulmin e tij e ka pasur 10-15 vite më parë, me një karrierë në rënie në vitet e fundit, kryesisht në Serie B. A të shqetësojnë këto detaje?

Të gjithë presin më shumë, por mendoj se nuk duhet gjykuar pa parë punën. Ne mund të shkojmë në Botëror dhe çfarë do themi. Në  futboll ka garë, gara jonë është me ekipe të forta. Na duhet një trajner me përvojë që të menaxhojë grupin në bazë të talenteve që kemi, gjë që e bën gjithë bota. Shikon Poloninë, që bazon lojën te yjet e pakta që ka. Shumë mirë që ka ardhur tani pasi janë miqësoret.

Është e vështirë të gjesh trajnerë italian jashtë Serie A, përjashto Ancelotin apo Marescën. Duket si një hap pas i FSHF-së. Sot në treg ka trajner spanjoll, portugez, gjerman etj. A është zgjedhja e Maran një zgjedhje provizore, me pak kosto financiare? Pra nëse gjërat shkojnë keq, ndërpret kontratën etj.

Nuk është se gjërat shikohen kështu. Duka ka përvojë, ai njeh shumë, në profilin që ka ai është anëtar i Komitetit të UEFA. Ka zgjedhur italianët pasi ata na njohin më mirë si komb. Nëse do vinte dikush që nuk na njeh, do ishte e vështirë. Ai ka komunikim edhe me ata që kanë qënë te Shqipëria.

Mendon Juli se ndryshimi i trajnerit, do jetë pozitiv për lojtarë si Muçi, Mehmeti, lojtarë që nuk u preferuan nga Sylvinho?

Kur një trajner, arrin një sukses, krijon një afeksion me lojtarët. Trajneri ka lidhje shpirtërore me lojtarët. Nostalgjia në futboll nuk vjen, ndeshjet e kombëtares nuk janë javë pas jave, janë një herë në 2-3 muaj. Kjo është periudhë e gjatë, që një lojtarë të mbajë të njëjtën formë. T’i duhet të kesh alternativa.

Rikthehemi të përditshmëria, te gara për titull në “Abissnet Supriore”.

Supriza të mëdha Juli në xhiron e parë të FINAL4. Një super Egnatia që trondit Elbasani, një fitore 4-0 dhe një fitore e Dinamos ndaj Vllaznisë. Çfarë të bëri më shumë përshtypje? Cili rezultati të surprizojë më shumë?

Fitorja 4-0 ishte një rezultat jo-real. Ne si vend kemi një vorbull që qarkullon në opinione dhe përceptimin e gjërave. Futbolli real luhet në fushë. Skuadrat luajtën në Kupë dhe luftuan, kishin një ritëm të lartë. Skuadrat e morën më seriozisht pasi ishin mbrapa me pikë. Tani ka edhe kombinime që mund ta nxjerrin Dinamon kampione. Nuk mund t’ia heqim meritën Elbasanit dhe Vllaznisë, që kanë udhëhequr kampionatin. Të dyja janë brenda objektivit.

 

Vllaznia-Egnatia dhe Elbasani-Dinamo, ndeshjet e dyta të FINAL4. Vendoset këtu titulli Jul? Si i sheh këtë dy përballje?

Nuk i parashikoj dot këto ndeshje, parashikimin nuk mund ta realizosh. Kampionatin t’a marri skuadra që e meriton. Ndeshja finale le të ketë vlerë, shumë gjëra varen nga kjo javë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit
Sport

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro
Sport

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

17/07/2026
UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

16/07/2026
Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë
Sport

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

16/07/2026
Sport

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al