• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish i internuari në Kampin e Tepelenës tregon tmerret që pa: Vdisnin fëmijë dhe…

05/04/2018
Tepelenë, letër fëmijëve që nuk u rritën kurrë

Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve kundërshton qëndrimet e historianit Pëllumb Xhufi, sa i takon Kampit të Tepelenës ku në vitet e diktaturës janë mbajtur të internuarit politik.

Deklaratat e Xhufit se sipas CIA-s, Kampi i Tepelenës ishte më i miri, Gumeni i ka cilësuar emocionale, ndërsa solli në vëmendje se në atë vend, për shkak të mungesës së ushqimit dhe kushteve mizerabël kanë humbur jetën fëmijë.

“Xhufi ka bërë edhe deklarime emocionale për të cilat nuk mund të jem dakord. E vërteta është se kur vdisnin fëmijë dhe varroseshin në anë të lumit pa varra, aty mbaron çdo justifikim. Kur gra të reja hidheshin në pus të djallit, në një grykë të uritur që edhe policët i merrte uria, nuk ka justifikim kjo punë. Flitet nga 300-400 fëmijë që kanë humbur jetë. Në Tepelenë kam qenë nga 49 në 54. Për numrin e të dënuarve në këtë kamp ka qëndrime të ndryshme, ca thonë 4000, ca 2000, ca 2500.

Gjatë 50 viteve të regjimit komunist historianët nuk kanë mbledhur të dhëna për emrat e atyre që kanë kaluar në këtë kamp. Gjëja e rëndë është se pavarësisht ç’a ka bërë babai, nuk ka pse paguan fëmija. Kushtet ishin të tilla që do vdisnin fëmijë, aty kishte krimba, diku gjymtoheshin nga shpërthimi i kapsollave”, deklaroi në Report tv, Daut Gumeni, ish i internuar në Kampin e Tepelenës

Ai thotë se fëmijët internoheshin nga diktatura për t’u bërë presion të afërmve të tyre të cilët kundërshtonin regjimin dhe ndodheshin në arrati. “Nuk arrij ta kuptoj si mund të marrësh fëmijët dhe të marrësh fëmijët e t’i çosh në Tepelenë që të vdesësh urie, të të varrosim në anë të Vjosës në mënyrë që të të marrë Vjosa e të mos mbetet asgjë”.

Gumeni thotë se viktimat e Kampit të Tepelenës duhet të nderohen. Gumeni kujton edhe kushtet ekstreme në Burgun e Burrelit në krahasim me atë të Spaçit.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Show i Realit, triumfon ndaj Interit në Champions, ia dalin edhe City e Dortmund

09/09/2026
VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al