• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-koordinatori i Gjirokastrës shpërthen ndaj Ramës: Kryemafiozi i vendit, padrino i mafias që e mban në pushtet

08/09/2018

Koço Kokëdhima ka reaguar pasi Edi Rama ka lajmëruar përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani nga PS. Duke u nisur edhe nga rasti i tij, Kokëdhima është solidarizuar me deputetin Gjetani, duke thënë se Rama është kthyer në padrinon e PS-së.

“Ai “shkarkoi” sot në mbledhjen e asamblesë deputetin e qarkut të Lezhës Gjetan Gjetani, pasi kritikoi punën e dobët të Policisë së Shtetit në Kurbin dhe bëri thirrje për protesta të popullit që në zonë të rikthehet rendi dhe siguria.

Veprime të tilla nuk duhet të habisin askënd. Ai është shndërruar në padrinon e mafias që e mban në pushtet. Rilindja e ka uzurpuar partinë më të madhe të të majtës, e ka kapur për fyti dhe e ka eliminuar demokracinë e brendshme në PS. Forumet ekzistojnë vetëm në letër. Ato nuk marrin asnjë vendim kolegjial, nuk bëjnë asnjë shqyrtim dhe janë te nënshtruara plotësisht. Ato thjesht “noterizojnë” vendimet që merr kryetari, pa pyetur për norma statutore, rregullore të brendshme, vendime të grupit parlamentar, apo të kryesisë së partisë.

ZGJIDHJA e quan të turpshëm dhe te papranueshëm veprimin e kryemafiozit te vendit ndaj një deputeti të popullit, i cili e ka për detyrim që të gjendet pranë njerëzve që i kanë besuar mandatin. Thirrjet e tij për protestë popullore ndaj policisë së paaftë vendore, duhet të ishin dëgjuar me kujdes dhe të ishin reflektuar me masa të menjëhershme që Kurbinit t’i rikthehet normaliteti dhe policia vendore të bëjë detyrën qe nuk e bën.

ZGJIDHJA u bën thirrje te gjithë socialistëve, por sidomos figurave që refuzojnë t’i nënshtrohen mafies që të reagojnë! Socialistë të ndershëm, distancohuni nga kryemafiozi shqiptar”, shkruan Kokëdhima

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kane ngjitet në majë, fiton Topin e Artë

Kane ngjitet në majë, fiton Topin e Artë

27/10/2026
Fitoi gjithçka, zbuloni Trajnerin e Vitit

Fitoi gjithçka, zbuloni Trajnerin e Vitit

26/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al