• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Izolohet Ballkani, Kroacia rikthen karantinën 14-ditore për vizitorët nga rajoni

25/06/2020
Izolohet Ballkani, Kroacia rikthen karantinën 14-ditore për vizitorët nga rajoni

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus në vendet e Ballkanit, Kroacia rivendosi karantinën 14 ditore për vizitorët që vijnë nga rajoni. Deri tani kjo masë është për vizitorët nga Bosnja, Serbia, Kosova dhe Maqedonia Veriore, të cilët pasi të mbërrijnë në Kroaci do të duhet të vetizolohen për 14 ditë. Sipas ministrit të Brendshëm Davor Bozinovic, nga kjo masë përjashtohen qytetarët që kalojnë transit nëpër territorin e Kroacisë.

Vendi është përfshirë nga polemikat pas infektimit të tenistit serb, Novak Djokovic dhe bashkëshortes së tij, ndërsa kryeministri kroat Andrej Plenkovic, u vu në qendër të stuhisë mediatike pasi nuk u vetëizolua, ndonëse ishte takuar me Djokovic.

Serbia është një prej vendeve që po kalon një gjendje të keqe dhe nuk po ul dot numrin ditor të të infektuarve të rinj me koronavirus. Vetëm të mërkurën autoritetet raportuan 143 raste të reja.

Bosnja, Maqedonia Veriore dhe Kosova kanë një normë infektimi shumë të lartë që nga fillimi i qershorit. Numri ditor i rasteve të reja është thuajse 200 në Maqedoninë Veriore.

Përkeqësimi i gjendjes në Shqipëri e nxiti Malin e Zi ta mbyllë kufirin duke filluar nga 21 qershori. I mbyllur mbetet edhe kufiri me Greqinë, shtet i BE-së në të cilin mund të kalojnë vetëm ata qytetarë që kanë leje qëndrimi ose ata që udhëtojnë për qëllime biznesi.

Shqiptarët mund të lëvizin deri tani lirisht vetëm në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore. Javën e ardhshme pritet një vendim nga vendet e Bashkimit Europian për hapjen e kufijve të jashtëm.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Daku tha pas ndeshjes se… – Balkanweb.com – News24

26/08/2026
Kampion Europe me Porton e Mourinhos/ Bie alarmi, zhduket ish-lojtari

Kampion Europe me Porton e Mourinhos/ Bie alarmi, zhduket ish-lojtari

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al