Pas 25 vitesh, kreu i Kishës Orthodokse në Shqipëri, kryepeshkopi Anastas Janullatos është bërë shqiptar.
Ka qenë Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili i ka dhënë sot Janullatosit pasaportën shqiptare, e cila i jepet në një ditë mjaft të veçantë për botën e krishterë, atë të Lindjes së Jezu Krishtit.
Kryepeshkopi Janullatos, ka 25 vjet që jeton në Shqipëri.








