• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Java me 4 ditë punë rrit me 40 për qind të ardhurat, ja arsyeja

06/04/2022
Java me 4 ditë punë rrit me 40 për qind të ardhurat, ja arsyeja

Kur shefi i kompanisë franceze Laurent de la Clergerie vendosi të lejonte stafin e tij që të punonte katër ditë në javë, me të njëjtën pagë si më parë, ai e dinte se rrezikonte të dëmtohej financiarisht.

“Disa njerëz më morën për një njeri të çmendur,” kujton ai.

Por një vit më vonë, ai thotë se ka ndodhur krejt e kundërta: kompania e tij LDLC, e cila shet teknologji për konsumatorët, ka rritur xhiron e saj vjetore me 40% pa punësuar asnjë staf shtesë.

Sekreti, tha ai, është se rreth 1,000 punonjësit e firmës së tij ndihen se u është dhënë besimi dhe vlerësimi i merituar, dhe kështu ata janë më produktivë.

“Në fund të ditës, ky akt ka sjellë vetëm gjëra të mira për ekipin”, tha 51-vjeçari de la Clergerie.

Në një kohë kur bota po del nga një pandemi e cila bëri që shumë njerëz të rivlerësojnë balancën e tyre punë-jetë, kompanitë dhe punonjësit në mbarë botën po kërkojnë të punojnë më pak, ashtu si? ndodh te firma e de la Clergerie.

Microsoft e bëri të premten një ditë pushimi për 2,300 punonjësit e saj në Japoni në vitin 2019 dhe tha se produktiviteti u rrit me 40%. Grupi i produkteve të konsumit Unilever filloi të provonte javën me katër ditë punë për stafin që ndodhet në Zelandën e Re. Kompania spanjolle e telekomunikacionit Telefonica ka filluar të aplikojë javën me katër ditë punë për 10% të punonjësve të saj në Spanjë.

Johann Peters, i cili punon në një nga dyqanet e LDLC pranë selisë së saj në periferi të Lionit, në Francën juglindore, e shfrytëzon ditën shtesë të pushimit duke shkuar në supermarket për të bërë blerjet e javës. Më pas, ai shoqëron vajzën e tij 9- vjeçare, Melissa, për te kursi i tenisit.

“Pas ditës së pushimit, mund të fillosh punën shumë më i shplodhur dhe më efikas nga ana operative”, tha ai.

De la Clergerie tha se përpara se të bënte këtë ndryshim, ai bëri llogaritë edhe për skenarin më të keq, sipas të cilit do t’i duhej që të shtonte koston e punës me më së shumti 1.5 milion euro në vit. Sipas tij, ky ishte një risk i menaxhueshëm.

Që atëherë, ai tha se mungesat dhe lejet me raport mjekësor kanë rënë ndjeshëm dhe kompanisë nuk i është dashur të punësojë njerëz të rinj për të kompensuar uljen në numrin e orëve të punës.

Megjithëse java me katër ditë punë nuk ishte faktori i vetëm që e solli këtë, de la Clergerie tha se ajo kishte kontribuar në një rritje të xhiros nga rreth 500 milionë euro përpara këtij ndryshimi, në afër 700 milionë euro.

Celine Henniaux, një 36-vjeçare që punon në një nga qendrat e shpërndarjes së firmës, tha se nuk kishte dëshirë që gjërat të kthehen si më parë.

“Jo jo,” tha ajo. “Tani na pëlqen të kemi një ditë pushimi gjatë javës.”

 

Related Posts

Makina përplaset me traktorin, plagosen tre persona
Kryesore

Makina përplaset me traktorin, plagosen tre persona

07/04/2026
Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset lehtë një person
Kryesore

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset lehtë një person

07/04/2026
Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare
Kryesore

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

07/04/2026
Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Historia e krevatit s’ka fund! Rogerti për Mirin dhe Selin: Ka pas diçka mes tyre përpara se të hynin në BB

Historia e krevatit s’ka fund! Rogerti për Mirin dhe Selin: Ka pas diçka mes tyre përpara se të hynin në BB

07/04/2026
VIDEO/ Spektakël në pjesët e para të Champions, Bayern udhëheq në Madrid ndaj Realit

VIDEO/ Spektakël në pjesët e para të Champions, Bayern udhëheq në Madrid ndaj Realit

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al