• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Je i pafajshëm, po s’kemi këllqe të ta themi”, si e lexoi Tahiri dënimin ndaj tij

20/09/2019
“Je i pafajshëm, po s’kemi këllqe të ta themi”, si e lexoi Tahiri dënimin ndaj tij

“As qesh dot, as qaj dot. Nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë disa vendime. M’u duk një gjë e tipit ‘je i pafajshëm, po nuk kemi këllqe ta themi’”.

Ky ishte komenti i parë i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas vendimit të Gjykatës, edhe pse fillimisht u kërkoi mirëkuptim gazetarëve për të folur në një moment të dytë. Ai tha se për dy vjet është trajtuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ndërsa Gjykata tashmë thotë se nuk e ka bërë këtë vepër penale.

“Çfarë t’ju them? Dy vjet jam trajtuar si pjesë e një grupi kriminal, sot Gjykata thotë që nuk e ke bërë këtë. Meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën. Ca t’ju them unë, zoti ju ruajttë, mos t’ju përdorë njeri emrin. Prisni deri nesër se edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi. Gjykata tha që nuk je trafikant, nuk je kriminel, por meqë ca kushërinj kanë përdorur emrin tënd dhe ti ishte ministër, ke shpërdoruar detyrën. Duhet të gjej rrugën që të lexoj një vendim të tillë, për mua qesharak. Do ishte shumë më fisnike, ta kishin bërë si burrat, të më kishin dënuar për trafikun, kështu është edhe qesharake”, u shpreh mbrëmë Tahiri.

Duke ironizuar, ai tha se më mirë ta kishin dënuar për trafik droge sesa dënimin që i dhanë, ndërsa theksoi se do ta apelojë vendimin.

“Do ishte shumë më fisnike, ta kishin bërë si burrat, të më kishin dënuar për trafik droge, kështu është edhe qesharake. Sigurisht që do ta apeloj. Isha më i qartë kur hyra. Është njëlloj si të hysh në një provim, të thotë mësuesja shumë mirë je përgatitur, por do marrësh 5. Si t’ia bëj, për të gjithë kushërinjtë idiotë në fis duhet të mbaj përgjegjësi?! Ju falënderoj se për dy vite keni ndjekur procesin e shekullit dhe u katandis kokoshi në thelë”, u shpreh Tahiri.

REAGIMI 

Vetëm disa minuta pasi doli nga ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar sërish. Në rrjetin social “Facebook”, ai ka postuar edhe një video, ku ka risjellë në vëmendje një deklaratë të bërë më 1 nëntor të vitit 2018. Ndërsa shkruan se beteja e tij sapo ka filluar.

“Nuk të themi dot që je i pafajshëm, kështu që po të dënojmë pak fare. Kështu e kuptova sot. Beteja ime sapo ka filluar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruan Tahiri në “Facebook”.

Edhe pse i ranë të gjitha akuzat e Prokurorisë, Saimir Tahiri ishte i bindur se dënimi i Gjykatës ishte absurd dhe për këtë, vendimin do ta apelojë. Ai tha se nuk mund të mbajë përgjegjësi për çdo idiot në fis që përmend emrin e tij, duke shtuar se do të rilexojë vendimin për të kuptuar më shumë lidhur me vendimin e Gjykatës.

Ish-ministri u shpreh se ishte më i qartë para se të futej për t’u njohur me vendimin, sesa kur mësoi se ishte dënuar pse disa kushërinj idiotë kishin përmendur emrin e atij.

“Më rezervoni të drejtën ta përtyp një herë këtë estradë që ndodhi. Me sa kuptova, Gjykata më tha që nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi kriminal, por me gjithë ca kushërinj të mi, që kanë përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën. As qesh dot, as qaj dot, por nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë ca mendime. Ku di unë, m’u duk një gjë e tipit, je i pafajshëm, po s’kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër, unë nesër do të komunikoj me mediat. Sot, Gjykata më thotë nuk ke bërë trafik droge, nuk ke ndihmuar në trafik droge, por meqë kushërinjtë paskan përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën. Kjo është vetëm maja e betejës sime. Prisni deri nesër, edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi”, tha Tahiri pas vendimit.

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bota e futbollit qan një nga trajnerët më të suksesshëm, ndërron jetë ikona Mircea Luçesku

Bota e futbollit qan një nga trajnerët më të suksesshëm, ndërron jetë ikona Mircea Luçesku

07/04/2026
Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al