Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se Rrumbullaku ka dorëzuar mbrëmjen e sotme dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Arsyet e dorëheqjes ende nuk dihen. Pak më herët ministri Hoxha lajmëroi mbledhjen urgjente me të gjitha strukturat policore dhe drejtuesit e policisë në qarqe.