• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Juve “i vë syrin” David, “Zonja e Vjetër” tenton transferimin e kanadezit në Torino

24/06/2025
Juve “i vë syrin” David, “Zonja e Vjetër” tenton transferimin e kanadezit në Torino

Ndërsa skuadra e Juventus ndodhet në SHBA për Kupën e Botës për Klube, merkatoja e bardhezinjve hyn në një fazë vendimtare. Torinezët janë pranë goditjes së parë të madhe në repartin ofensiv: Jonathan David. Sulmuesi kanadez, 25 vjeç, autor i 25 golave sezonin e kaluar me Lille, do të jetë lojtar i lirë nga 1 korriku dhe ka dhënë sinjale të forta hapjeje ndaj transferimit në Torino.

Takimi i parë mes drejtorit të përgjithshëm Damien Comolli dhe përfaqësuesve të lojtarit ndodhi të hënën në mbrëmje, dhe në telefonatën e djeshme Juve prezantoi një ofertë të parë: 6 milionë euro plus 2 milionë bonuse. Edhe pse në shifra më të ulëta se pritshmëritë, lëvizja është konsideruar një hap konkret për të bindur sulmuesin, i cili ka edhe oferta të tjera, por mbetet i tunduar nga projekti bardhezi.

Objektivi i Juventusit është mbyllja e marrëveshjes para 30 qershorit, për të shmangur konkurrencën e klubeve arabe dhe të Fenerbahçes. Megjithatë, Comolli mban gjallë edhe pista të tjera: Nicolas Jackson i Chelseat dhe Victor Osimhen mbeten në radar, me nigerianin që shihet si zgjedhja ideale nga trajneri Tudor në rast largimi të Vlahovic.

Në krahun tjetër, Juventus ka nisur edhe negociatat për të mbajtur në skuadër Francisco Conceição. Oferta e parë për Porton ka qenë më e ulët se 30 milionë euro, ndaj është refuzuar nga “dragonjtë”. Lojtari, i ardhur në huazim për 5 milionë, është vlerësuar pozitivisht dhe Juventus pritet të rikthehet me një propozim të ri në ditët në vijim. Merkatoja është ndezur dhe në Torino duan të nisin me një sinjal të fortë për tifozët e tyre, për të shpresuar pse jo se ky do të jetë viti i duhur për t’u rikthyer tek trofetë.

Related Posts

Nis sot Vuelta e Spanjës 2026, të gjithë kundër… Pogaçarit – Balkanweb.com – News24
Sport

Nis sot Vuelta e Spanjës 2026, të gjithë kundër… Pogaçarit – Balkanweb.com – News24

22/08/2026
“O sa mirë me qen shqiptar”, Kosova e “djeg” në Suedi, festë me flamuj kuqezi dhe me shqiponjë (VIDEO)
Sport

Asllani i është bërë fiksim, Dortmundi nuk heq dorë nga sulmuesi – Balkanweb.com – News24

22/08/2026
Nga altari në fushë, CR7 feston me Al Nassr, kap kuotën e 977 golave (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga altari në fushë, CR7 feston me Al Nassr, kap kuotën e 977 golave (VIDEO)

22/08/2026
Nga altari në fushë, CR7 feston me Al Nassr, kap kuotën e 977 golave (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga altari në fushë, CR7 feston me Al Nassr, kap kuotën e 977 golave (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

22/08/2026
“Festë” te Lecce, rikuperohet Berisha, ja kur pritet të rikthehet
Sport

Merr fund makthi për Medon Berishën, Lecce del me njoftim zyrtar – Balkanweb.com – News24

22/08/2026
Ishim dominues – Balkanweb.com – News24
Sport

Arsenal e nis me fitore, “çmonton” Coventry 3-0, Arteta: Ishim dominues

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nis sot Vuelta e Spanjës 2026, të gjithë kundër… Pogaçarit – Balkanweb.com – News24

Nis sot Vuelta e Spanjës 2026, të gjithë kundër… Pogaçarit – Balkanweb.com – News24

22/08/2026
“O sa mirë me qen shqiptar”, Kosova e “djeg” në Suedi, festë me flamuj kuqezi dhe me shqiponjë (VIDEO)

Asllani i është bërë fiksim, Dortmundi nuk heq dorë nga sulmuesi – Balkanweb.com – News24

22/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al