Gazeta gjermane “Der Tagesspiegel” ka shkruar rreth romanit të shkrimtarit gjenial shqiptar Ismail Kadare. Më saktësisht, kjo gazetë raporton për romanin e Kadaresë: “Muzgu i perëndive të stepës”, një roman i afateve kohore të habitshme.
Në tetor të vitit 1958, duhet të ketë qenë shumë ftohtë në Moskë. Tanimë vonë në Moskë është zbehur disi propaganda e bardhë dhe nuk ka më kaq turma të mëdha nëpër bulevarde. Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar, atëherë 22 vjeç e shkroi romanin kur ndodhej për dy vite në kryeqytetin e ish-Bashkimit Sovjetik dhe studionte për letërsi në Institutin “Maksim Gorki”.
Kjo gjë do të ishte një nder i madh për të, duke ditur se në këtë institut studionin shkrimtarët më të shquar të botës, në atë kohë. Kadare i ka kushtuar qëndrimit në Moskë një roman, që ngjan në trajta biografike, “Muzgu i perëndive të stepës”. Kjo vepër vjen për herë të parë në gjermanisht dhe se fillon me një prolog në plazhin e Detit Baltik të Letonisë. Djali Ismail në atë kohë kalon disa ditë pushime verore në Dulbuti të Rigës, përpara se të kthehej sërish në Moskë.
Ai ishte ndoshta ndër të vetmit të huaj që studiuan në BS dhe që dhanë përshkrimin e qartë të atmosferës në atë kohë në shtetin që konsiderohej se udhëhiqte proletariatin botëror. Kadare ndjen se Adriatiku në Shqipëri është det i ngrohtë, kurse Deti Baltik ka ujë të ftohtë dhe se bën zhurmë në pjesën veriore të kontinentit. Shkrimtari përshkruan gjithashtu edhe flirtin që ka me një vajzë lokale në këtë vend, me bjonden Lida Snegina, të cilën e takon në vendin që studion.
Me këtë vajzë, Kadare i ri kalon disa aventura të bukura të moshës.
Përshkrimi i burrave rusë
Për shqiptarët, Bashkimi Sovjetik në atë kohë ishte si “atdheu i parë i klasës së proletariatit”. Me një kritikë të mprehtë, Kadare demaskon regjimin e asaj kohe dhe se kërkon demaskim ndërkombëtar për sistemin në fuqi në ish-B.S. “Unë e dija se tashmë sovjetikët nuk mund të bënin gjë ndryshe nga banorët e vendeve të tjera socialiste, të krahasohen me qytetarët e gjashtëmbëdhjetë republikave të lindjes komuniste. Rusët ishin përgjithësisht flokëverdhë, dukeshin sikurse letonezët apo estonezët. Ata kishin një prerje të hundës si gjeorgjianët dhe shpesh dukeshin melankolikë, si armenët. E kështu me radhë”, shkruan ndër të tjera në libër shkrimtari shqiptar.
Me përfundimin e festave, trendi i njerëzve në Moskë errët për shkrimtarin. Ai thotë se ëndrrat e tij, u bënë terr i heshtur. Kjo i jep romanit një tension të brendshëm, paksa kërcënues. Kur në skenë del Nikita Hrushov, që ishte bërë ndërkaq Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxha në Shqipëri e demaskon atë dhe thotë se duhet ruajtur vija staliniste e partisë. Klima miqësore e dikurshme mes dy shteteve fillon dhe bie dukshëm. Sidoqoftë, përçarja dhe ndarja nuk ndodh përnjëherë, pasi fillimisht ambasada shqiptare nxit bashkatdhetarët e vet që të sillen me respekt për rusët. Autori Kadare ka shkruar kujtimet e tij për dy vite në vendin më të madh të kohës, një perandori e madhe siç ishte Bashkimi Sovjetik, shtet realisht i madh në përmasa.
Prishja e raporteve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik
Me një mprehtësi të ashpër dhe me metafora shumë poetike, Ismail Kadare përshkruan jetën në Institutin “Maksim Gorki”, teksa e cilëson këtë vend si një Sahara, me një ambient të mbushur me të vjella, ku shkrimtarët e rinj shkonin për pak kohë me virgjëresha nga Bjellorusia, si dhe përshkruan edhe faktin se të gjithë studentët dhe shkrimtarët përgjoheshin kudo nga sigurimi i kohës.
Më tej, kur kohët ndryshuan, shokët e Kadaresë filluan të lavdërojnë Leninin, pasi Stalini ra nga pushteti. Kështu, Kadare përgatit kthesën dramatike. Ai përmend mesazhin e dhënë në Stokholm nga ana e shkrimtarit të madh rus Boris Pastërnak, që më 1958 fitoi Çmimin Nobel me librin e tij “Doktor Zhivago”.
Në të njëjtën kohë, ishte Pastërnak ai që theu propagandën staliniste dhe atë sovjetike në përgjithësi, por edhe të elitës në Institutin Gorki në veçanti. “Ishte pasdite dhe po afrohej nata. Po dëgjojë në radio Pastërnakun. Ai po thyente frikshëm propagandën e përhapur deri në atë kohë në 22 milionë kilometër katror vend”, shkruan Kadare. Fillimisht Kadare kishte hequr dorë nga ky shkrim. Ai përshkruan me saktësi regjimin stalinist në këtë libër./Shekulli