Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës do të vendoset së shpejti edhe një skaner për kontrollin e bagazheve të udhëtarëve. Dega e Doganës Gjirokastër ka bërë një tender me vlerë rreth 12 milionë lekë të vjetra për ndërtimin e një strehine ku do të vendoset skaneri i bagazheve. Tenderi është fituar nga kompania ‘Orea’ Sh.p.k. Punimet do të nisin së shpejti. Deri më tani në Kakavijë kishte skaner vetëm për kontrollin e atomjeteve, procedurë që në jo pak raste ka krijuar vonesa në kufi. Aktualisht kontrolli i bagazheve të pasagjerëve bëhej me dorë nga policët e kufirit.
© ArgjiroLajm.net









