• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Kalim 100 % i sigurt’, ja si hyjnë ilegalisht shqiptarët në Angli (Skema)

26/07/2021
‘Kalim 100 % i sigurt’, ja si hyjnë ilegalisht shqiptarët në Angli (Skema)

Mediat angleze kanë shumë interes të zbulojnë rrugën që ndjekin shqiptarët për t’u futur ilegalisht në Britani. Së fundmi “Daily Mail” ka publikuar një investigim të bërë nga gazetarët e saj, ku tregohet se si trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore, shfrytëzojnë “Tik Tok-un” për mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre. Media e njohur shkruan se trafikantët shqiptarë kërkojnë eri në 20.00 paundë për të kontrabanduar emigrantë në Britaninë e madhe.

Në një postim në “Tik Tok”, shihet se si një adresë që dyshohet se përdoret nga një shqiptarë, shkruan:

“Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Britani të kontaktojnë në këtë profil. Udhëtimi është 100% i sigurt”. Po ashtu, imazhe e video të tjera ka ndarë edhe përdoruesi me emrin Union Jack, ku shkruan:

“Udhëtim i sigurt nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar. Nevojiten 23 mijë euro”.

Madje, këta persona kanë shkuar deri aty sa kanë filmuar emigrantët të vendosur në kamiona. Imazhet janë përdorur si reklamë për këtë veprimtari.
Gjithashtu media në fjalë shkruan, se një llogari shqiptare, e fshirë kohet e fundit, përmbante udhëzues se si të futesh në Britani të Madhe, përmes pikave të kufirit nga Franca, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Portugalia. Investigimi i “Daily Mail” ka shkuar dhe më thellë. Ata kanë monitoruar faqen e dikurshme në “Facebook”, “Shqiptarët në Londër”, që përdoret nga përdoruesi Leonard Sufa. Ky i fundit ka ndarë në këtë faqe një foto dhe shkruan: “Nesër pasdite për në

Angli. Të interesuarit të kontaktojnë në DM”.

Ky shqetësim është konstatuar nga autoritetet në Britani, të cilat kanë rritur vigjilencën dhe kanë nisur të kontrollojnë adresat. Robb Jones, drejtor i udhëheqjes së kërcënimit të Agjencisë Kombëtare të Krimit, ka thënë se shqiptarët kontrabandistë përgjithësisht përdorin rrjete sociale si Facebook, Instagram, Tëitter, Telegram, Youtube dhe Tik Tok, për të reklamuar aktivitetin e paligjshëm.

Duke iu referuar një burimi nga Policia kufitare në Shqipëri, “Daily Mail” shkruan:

“Një burim na tha se shumica e trafikantëve janë midis moshës 18 dhe 22 vjeç. Kryesisht vijnë nga zona të varfra të Shqipërisë dhe janë rekrutuar me kriminelë, për të punuar në shtëpitë e barit në Britaninë e Madhe”.

Më tej ato shtojnë:

“Të rinjtë bien dakord të shkojnë në Angli dhe të punojnë në shtëpitë e barit për të paguar rrugën, e cila shkon deri në 20 mijë paundë”.

Related Posts

Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili
Kryesore

Tragjedi në Ksamil, babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij, 4- vjeçarja ndërron jetë

09/08/2026
Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe
Kryesore

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë
Kryesore

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh
Kryesore

Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

08/08/2026
Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë
Kryesore

Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

08/08/2026
Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh
Kryesore

Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh

08/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

10/08/2026

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al