• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kalldrëmet e Gjirokastrës, mjeshtrat e gurit përballë provës së madhe. Nis ndërtimi i mozaikut

14/08/2019
Kalldrëmet e Gjirokastrës, mjeshtrat e gurit përballë provës së madhe. Nis ndërtimi i mozaikut

Në Gjirokastër ka filluar rindërtimi i një prej rrugëve kryesore në pazarin karakteristik, asaj të mozaikut të pazarit, që do të jetë një punë shumë delikate pasi po punohet gur pas guri. Zbatuesit thonë se sekreti ka qenë te përdorimi i gurit 14 cm të gjatë . Andrea Goxho njëri prej mjeshtrave thotë se është kthyer nga emigracioni për të qenë pjesë e ndërtimit të mozaikut historik. Ai beson se punimet do të sjellin një qilim me cilësi edhe më të lartë se mozaiku i mëparshëm.

Ndërsa inxhinieri zbatues i punimeve Pilo Dhame tha se skicat e ndërtuara mbi projektin e hartuar 50 vjet më parë nga Genci Braja janë ruajtur rigorozisht. Ajo që do të ndryshojë tek nozaiku i ri i pazarit të Gjirokastrës do të jetë zbatimi korrekt i parametrave duke korrigjuar edhe gabimet e bëra gjatë ndërtimit të parë të tij. Mozaiku pritet të ketë në përfundim të tij 37 kuadratë të parametrave 2.20 x 2.20 në vend të 39 kuadratëve të dikurshëm.

Punimet në qafën e pazarit nisën në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Projekti me vlerë mbi 137 milion lekë ka një afat zbatimi njëvjeçar. Prishja e kalldrëmeve të ndërtuara në vitin 1968, u shoqërua me reagime të ashpra dhe dyshimin e fortë jo vetëm të cilësisë së punimeve, por edhe të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore për qytetin që mbrohet nga UNESCO. Në fillim të vitit rehabilitimi i infrastrukturës nëntokësore të qafës së pazarit që tashmë ka përfunduar pasoi projektin e restaurimit të fasadave të pazarit që përfundoi vitin e shkuar.

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Në garë me kohën, Juventus tenton dy lëvizje “last minute” në merkato

Në garë me kohën, Juventus tenton dy lëvizje “last minute” në merkato

31/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al