Një sasi e madhe droge është kapur ditën e djeshme në Tepelenë. Dosja.al shkruan se bëhet fjalë për rreth 6 mijë rrënjë kanabis. Por deri më tani Policia e Gjirokastrës ende s’e konfirmon operacionin. Raportohet gjithashtu se s’ka të ndaluar për këtë rast. Zonat malore të Tepelenës dhe Memaliajt vazhdojnë të jenë problematike përsa i përket kultivimit të drogës.









