• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidati i Nismës Thurje në Dropull, Prokuroria e Gjirokastrës vihet në lëvizje pas kallëzimit të një banori: Nuk kam firmosur formular për kryetar bashkie (FOTO)

29/03/2023
Kandidati i Nismës Thurje në Dropull, Prokuroria e Gjirokastrës vihet në lëvizje pas kallëzimit të një banori: Nuk kam firmosur formular për kryetar bashkie (FOTO)

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur një verifikim të dokumentacionit për mbledhjen e firmave nga kandidati i Nismës Thurje në Bashkinë Dropull, Kostas Garos. Organi i akuzës është vënë në lëvizje pas denoncimit të një banori të Dropullit, i cili pretendon se nuk e ka nënshkruar dokumentin për t’i dhënë aprovimin kandidatit që paraqiti kërkesën për regjistrim në KZAZ-në 82. Kjo e fundit e refuzoi një ditë më parë Kostas Garos, me pretendimin se kishte mangësi në dokumentacion dhe se disa prej firmave ishin të dyshimta.

Në total ai kishte dorëzuar 215 nënshkrime. Argjirolajm.net siguron më poshtë deklaratën e banorit të Dropullit, i cili ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Gjirokastrës. Për të mos dëmtuar hetimin, ne nuk po e publikojmë identitetin e tij. Në deklaratë ai pretendon se nuk e ka hedhur firmën në formular për kryetar bashkie, por kartën ia kërkoi një person me emrin Jani Papa nga Jorgucati, kundrejt premtimit se do të marrë një shumë parash.

Nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë organi i akuzës. Por nëse falsifikimi i firmave rezulton i vërtetë, Kostas Garos rrezikon jo vetëm mosregjistrimin në zgjedhje, por ndoshta edhe të ketë pasoja ligjore. Nga ana tejtër, Nisma Thurrje pritet që vendimin e refuzimit të KZAZ-së së Dropullit, ta paraqesë te Komisioneri Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili do duhet të marrë një vendim tjetër.

Dropulli është e vetmja bashki ku Nisma Thurje ka një kandidat për kryetar bashkie. Në njësitë e tjera vendore kjo forcë politike do të kandidojë vetëm për këshillat bashkiakë. Kostas Garos në zgjedhjet e vitit 2021 ishte kandidat i PS-së për deputet në Dropull. ©argjiroja.net

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarja tragjike në Spanjë, Owono tërhiqet nga ndeshjet e Guinesë Ekuatoriale

Ngjarja tragjike në Spanjë, Owono tërhiqet nga ndeshjet e Guinesë Ekuatoriale

07/11/2026
Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al