• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidatja e LSI: T’i hedhim në det “pushtuesit” e Rilindjes” si më 1920-tën

01/04/2021
Kandidatja e LSI: T’i hedhim në det “pushtuesit” e Rilindjes” si më 1920-tën

Kandidatja për deputete e LSI-së në listën e qarkut Vlorë, Grisejda Myslimi edhe këtë të enjte ka vijuar takimet me qytetarët. Këtë herë ajo i bën thirrje rinisë që të bashkohen me LSI-në që ti hedhin në det ”pushtuesit” e Rilindjes si më 1920.

Sipas saj, vetëm në 4 vitet e fundit janë larguar 40 mijë të rinj, ndërkohë që mbi 60% e atyre që jetojnë në Vlorë janë të papunë ose në kërkim të një pune.

Gjithe artikulimi i kandidates adoleshente te LSI, eshte nje keqkuptim i deklarates se Ilir Metes jave me pare, kur deklaroli se nga tre çeta te Skraparit qe luftuan ne Vlore dhe hodhen ne det italianet, ishte dhe nje nga Çepani.

Ky eshte nje ndikim negativ i kercenimeve te Metes, kreut te shtetit, tek te rinjte qe aspirojne te futen ne politike dhe per me teper te hyjne ne Kuvend!

Postimi i plotë i Myslimit:

Shpopullimi dhe varfëria ekstreme janë dy nga dramat më të mëdha, që Rilindja i ka shkaktuar Vlorës sonë të dashur. Në qytetin tonë, vetëm në 4 vitet e fundit janë larguar 40 mijë të rinj, ndërkohë që mbi 60% e bashkëmoshatarëve të mi janë të papunë ose në kërkim të një pune. Rreth 41.5% e vlonjatëve jetojnë me 5.5 USD/dita dhe me mijëra familje të ndershme vlonjate gdhihen çdo ditë në varfëri ekstreme.

Pronat e vlonjatëve në bregdet i kanë grabitur dhe po i shfrytëzojnë oligarkët e Qeverisë, të cilëve s’na ka mbetur gjë tjetër veçse t’u marrim edhe leje kur të lahemi në det. Vlora nuk e duron dot këtë poshtërsi dhe përgjigjen e saj do ta japë qartë më 25 prill! Të dashur bashkëmoshatarët e mi, KOHA NUK PRET!

Me përulesi i drejtohem secilit prej jush, t’i japim dorën njëri-tjetrit, të bashkohemi dhe ashtu si në vitin 1920, t’i hedhim në det “pushtuesit” mavi të Rilindjes, që pasi vranë shpresat e na zhvatën, tani duan edhe ta zhbëjnë Vlorën tonë të dashur.

LSI e ka një plan të qartë me 5 pika për ta shpëtuar Vlorën, për t’i rikthyer shkëlqimin e merituar dhe për ta bërë atë Shtëpinë tonë të dashur, ku duam të jetojmë të gjithë. Bashkëmoshatari im, mos qëndro indiferent! LSI është sot forcë e parë në Vlorë!

Eja dhe ti, me ekipin tonë të mijëra të rinjve dhe të rejave të mrekullueshme, që po shtohen çdo ditë! Bashkohu dhe ti me ne dhe jep kontributin tënd në misionin historik dhe patriotik për t’ja u kthyer Vlorën, vlonjatëve! Bëhu dhe ti pjesë e ndryshimit të madh, që vjen më 25 prill!

Related Posts

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi
Lajme

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al