• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kanë mbetur vetëm të moshuarit, fshati po shuhet”, banorët e Nartës rrëfejnë dramën e emigracionit që nuk ndalet

30/10/2021
“Kanë mbetur vetëm të moshuarit, fshati po shuhet”, banorët e Nartës rrëfejnë dramën e emigracionit që nuk ndalet

Lëvizjet masive të shqiptarëve që përsërisin vetveten, kanë mbjellë zbrazëtinë anë e mbanë vendit. Popullsia në qarqet kryesore është përgjysmuar gjatë viteve të fundit. Në qytete si Gjirokastra e Vlora, 60 për qind e banorëve tanimë figurojnë vetëm në regjistrat e gjendjes civile, pasi kush nuk ka gjetur mundësinë për t’u larguar në një tjetër shtet, ka provuar emigrimin e brendshëm. E ngjashme, sipas të dhënave të INSTAT, është situata edhe në qytete të tjera si Berati, Lezha, Fieri e Shkodra.

E megjithatë, periferia është ajo që ka marrë plagët më të mëdha prej emigrimit. Në shumicën e fshatrave shqiptarë, nuk ndihen më gumëzhitjet e fëmijëve. Hapat e të rinjve thyejnë heshtjen rrugicave veç gjatë vizitave në shtëpitë ku janë rritur, për t’u çmallur me prindër e gjyshër të moshuar, që kanë rënë pre e vetmisë. Sa më i largët fshati, aq më i braktisur e i mënjanuar mbetet nga zhvillimet urbane. Por, kurthi i zbrazjes, prek edhe të tjera zona afër qyteteve, siç është Narta, vetëm 5 km larg Vlorës.

Kështu, në muajin gusht, që siç thonë banorët fshati është më i gjallëruar, “Vetting” udhëtoi drejt tij. Rrugët janë të boshatisura, e shumica e dyerve të kyçura. Disa edhe të dëmtuara, jo vetëm nga mungesa e njerëzve, por edhe prej hajdutëve që i kanë sulmuar disa herë shtëpitë, e madje edhe vetë të moshuarit. Në qendër të Nartës, gjejmë vetëm dy zotërinj të moshuar, Vasilin dhe Kozmain, emigrantë në Greqi prej vitit 1991. Ata janë kthyer në vendlindje e dëshirojnë t’i kalojnë aty vitet e pleqërisë.

Narta, e konsideruar si “shtëpia e flamingove”, para ‘90-ës ka qenë pikë referimi për luginën, peshkun e freskët, burimet e naftës, ullinjtë e verën e rrallë. Ndërsa, në vitet e demokracisë, kur më në fund banorët e Nartës, luteshin e bënin kryqin pa u fshehur, jo vetëm që nuk i’u dha dorë këtij fshati, por u shkatërrua çdo bazë ekonomie.

Kushtet e vështira në Shqipëri e pasiguria kanë bërë që të moshuarit e Nartës, të pranojnë faktin se fëmijët e tyre nuk do të kthehen më për të jetuar në vendlindje. Edhe pse ekraneve të televizorit dëgjojnë histori të bashkëmoshatarëve me fëmijë në emigracion, që gjenden të ndarë nga jeta në shtëpitë e tyre, ata, me dhimbje janë pajtuar me vetminë e brengën e ditëve të fundit, pa të dashurit e zemrës pranë.

Sakrificat e punës në emigrim i kanë provuar në lëkurë, por siç thonë përpjekjet në vendin tonë bëhen më të mëdha, dhe përsëri shqiptarët dalin të lodhur e të humbur.

Dashurinë për Nartën e kanë trashëguar edhe te fëmijët e tyre, të cilët nuk i reshtin investimet në shtëpizat e vjetra, pavarësisht se ato mbeten të kyçura. Ndërsa frika e të moshuarve është se do të jenë të fundit banorë e fshati mund të shuhet.(ABC News)

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al