• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kaosi në Kakavijë, ‘shpërthen’ gazetari: Kemi një shtet që bën sikur, opozita mjaftohet duke sharë kryeministrin në FB

15/08/2020
Kaosi në Kakavijë, ‘shpërthen’ gazetari: Kemi një shtet që bën sikur, opozita mjaftohet duke sharë kryeministrin në FB

Analisti, Andi Bejtja, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, pasi ka ngritur shqetësimin për situatën në Kakavijë e cila ka agravuar në një katastrofë të vërtetë humanitare, shkruan se vendi është katandisur me një qeveri që nuk bën as “sikur”, po merr masat për të ndihmuar qytetarët e vetë, të bllokuar prej ditësh në kufirin shqiptaro – grek.

“Dita e tretë e radhëve kilometrike në Kakavijë: një katastrofë e vërtetë humanitare: një 10-vjeçar i vdekur dhe të moshuar e të mitur që kanë kaluar natën të shtrirë si lopë. Deri tani dorën e shtetit e kanë parë vetëm në etiketat e ujit me gaz, apo në rastin më fatlum pa gaz, që iu shpërndanë mbrëmë: Nuk ngrihet asnjë shtab emergjence për këtë katastrofë të vërtetë humanitare; nuk mblidhet asnjë këshill bashkiak; nuk duket as Kryqi i Kuq, as kryqi i bardhë….

Zero dhe Shoqëria civile: të paktën të ngrënë çadra ku të ofrojnë ndihmë mjekësore dhe ushqimore…

Opozita mjaftohet vetëm duke sharë kryeministrin në Fb, në vend që t’i tundë dhëmbët dhe t’i bëjë ultimatume e t’i vërë afate për menaxhimin e situatës, si qeverisë edhe pushtetit lokal…

Shkurt dhe shqip, edhe njëherë ashtu si për Kovidin: nuk ka asnjë shans që një vend me parametrat, indekset nga më të këqinjtë në Europë dhe Rajon, për ekonominë, shëndetësinë, korrupsionin, organizimin shtetëror, respektimin e protokolleve, transparencën…etj, etj, të ketë sukses në luftën kundra kovidit apo çdo situate tjetër të ngjashme…dhe në kriza të tilla humanitare… Por çfarë është me e keqja, sot po shohim se ky shtet është i paaftë të bëj edhe “sikur “…

Sikur mbledh një shtab, bën një mbledhje këshilli bashkiak, mobilizon ushtrinë, ngre dhjetë çadra, çon ca mjekë e ca ushqime, i bën thirrje organizatave humanitare për ndihmë, etj, etj ….

Po jo, asgjë nga këto!

E pra nëse nuk bën asgjë nga këto, të bëjë atë që di më mirë: t’i japë për menaxhim me koncesion radhën kilometrike të Kakavijës, një privati…”, shkruan Andi Bejtja

Related Posts

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025
Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun
Blog

Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun

30/11/2025
Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën
Blog

Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

26/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Grupi i vrasësve me pagesë, tre shqiptarë të arrestuar në Greqi

11/12/2025
Gazeta greke: Dhëndri i Trump do ta shndërrojë ishullin fantazmë shqiptar, në një projekt turistik miliarda dollarësh! Dashuria e Ivankës me Shqipërinë

Gazeta greke: Dhëndri i Trump do ta shndërrojë ishullin fantazmë shqiptar, në një projekt turistik miliarda dollarësh! Dashuria e Ivankës me Shqipërinë

11/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al