• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kapen armë në Igumenicë. Kishin kaluar përmes kufirit me Shqipërinë. Arrestohet transportuesi

05/05/2018
Kapen armë në Igumenicë. Kishin kaluar përmes kufirit me Shqipërinë. Arrestohet transportuesi

DIGITAL CAMERA

Policia greke vuri në pranga një shtetas shqiptar nën akuzën e trafikut të armëve. Sipas policisë së Epirit, gjatë patrullimit në zonën e kufirit për parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike me zonën kufitare që ndan dy vendet, një patrullë e saj pikasi me kamera termike një person që po transportonte një thes në vendin e quajtur “Asproklisi”, vetëm 2 km nga vija kufitare. Pasi e lokalizuan, autoritetet mundën ta arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar. Në thesin që ai po transportonte u gjetën 3 armë automatike AK-47 (kallashnikovë), 3 krëhëra dhe 47 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Prej hetimeve rezultoi se 30-vjeçari do t’i transportonte ato deri në aksin që lidh kufirin me Igumenicën, e në vazhdim do të hipte në një automjet të dërguar prej porositësit të armëve, një shtetas shqiptar i shpallur tashmë në kërkim. Ai do t’i dërgonte armët në kryeqytetin e vendit, ku edhe do të paguhej për transportin. Autoritetet besojnë se armët do t’iu shiteshin organizatave kriminale që operojnë në Athinë. 30-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë orëve të paradites së të hënës, ndërsa armët do të dërgohen për ekspertizë balistike në Laboratorin e Kriminalistikës së Greqisë së veriut, në Selanik.

Related Posts

Kryesore

Nëntori mbyllet me reshje dhe rënie të temperaturave

23/11/2026
Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon
Kryesore

Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon

23/11/2026
PD dorëzon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit (FOTO)
Kryesore

Zbardhen disa nga emrat e kandidatëve të PD për zgjedhjet lokale, Albert Malaj pritet të garojë për Tepelenën

23/11/2026
“Corriere della Sera”: Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët
Kryesore

“Corriere della Sera”: Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët

23/11/2026
Vajza brune e Gjirokastrës që bëri për vete dy zemra, Muntaz Dhramin dhe Ismail Kadaren
Kryesore

Vajza brune e Gjirokastrës që bëri për vete dy zemra, Muntaz Dhramin dhe Ismail Kadaren

23/11/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

Kumbaro mbron të rinjtë që dialoguan me Ramën: Takimi me kryeministrin nuk është tradhti!

22/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spektakli i Grudës tërbon edhe Klopp, talenti shkodran vlerësohet me notë të jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Bayern pas Grudës, situata

23/11/2026

Nëntori mbyllet me reshje dhe rënie të temperaturave

23/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al