Një sasi e konsiderueshme heroine është sekuestruar nga policia greke ditën e sotme dhe janë arrestuar dy persona.
Mediat greke shkruajnë se ngarkesa e drogës u kap në Igumenicë. Bëhet fjalë për 3 kilogramë heroinë që transportohej me makinë.
Në pranga ranë një 32-vjeçar shqiptar dhe një 37-vjeçare greke. Heroina ishte ndarë në 6 pako të ndryshme dhe ishte fshehur në kofanon e makinës.