POLICIA E SHTETIT
Procedohet penalisht 53-vjeçari në Përmet, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur
Policia Rrugore ka proceduar penalisht një 53-vjeçar në Përmet, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në efektin e alkoolit.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin K. S., banues në fshatin Kaludh, Përmet.
Ky shtetas u ndalua në aksin rrugor “Lekël–Çarçovë”, ku gjatë kontrollit rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, duke rrezikuar sigurinë rrugore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.









