Nga Kastriot Myftaraj
O anëtarë dhe mbështetës të PD!
Partia Demokratike është dhunuar, si në 1997, por nuk është poshtëruar e tallur ndonjëherë siç bënë këtë herë me këtë parti Sorosi dhe njerëzit e tij në Tiranë, Edi Rama me shokë, nëpërmjet Lulzim Bashës dhe klikës së tij në PD. Basha dhe klika e tij u tallën me ju, me familjet tuaja, me fëmijët tuaj dhe të ardhmen e tyre.
Klika e Bashës e shiti partinë me shpresën se kështu do të sigurojë pjesë në pushtet, duke u bërë argate politike e Edi Ramës, por i doli llogaria më keq se sa e priste. Basha dhe klika e tij shpresonin se do të fitonin aq mandate deputetësh sa të ishin të domosdoshëm për Edi Ramën, që ky të detyrohej të bënte koalicion me ta. Basha dhe klika e tij u tradhtuan juve dhe tradhtia u solli fatkeqësi, siç thotë Shekspiri.
Tani Basha dhe klika e tij janë në panik se gjenden mes cekanit dhe kudhrës, si i thonë fjalës, pra mes përcmimit të Ramës të cilit nuk i nevojiten arithmetikisht, dhe zemërimit tuaj. Tani përparësia e Bashës dhe e klikës së tij është që t’ u manipulojë juve për të ruajtur kontrollin mbi partinë. Domethënë duan të tallen përsëri me juve.
Prandaj, cohuni ju të cilëve partia iu ka mbetur borxh, intelektualë dhe njerëz të thjeshtë, që nuk keni marrë kurrë përfitime sipas kontributit tuaj, ju që nuk e dini se ku është dera e selisë së Fondacionit “Soros” në Tiranë.
Ju jeni pronarët e vërtetë të partisë. Mos lejoni t’ u gënjejnë e tallin përsëri si me përrallën sorosiane të “Republikës së Re” që tregonte “Lideri” në fushatën për zgjedhjet parlamentare, sikur të ishte kandidat për president i republikës, jo për kryeministër!
Çohuni sot dhe merrni nën kontroll selinë qendrore të PD-së në Tiranë, si dhe selitë e degëve në të gjithë Shqipërinë.
Detyrojeni Bashën dhe kryesinë e tij të japin dorëheqje kolektive duke ia dorëzuar drejtimin e partisë një KOMISIONI TË PËRKOHSHËM TË JASHTËZAKONSHËM, i cili pastaj do të nisë në parti debatin e lirë që nuk është bërë kurrë për shkaqet që e çuan partinë në këtë gjendje.
Krijoni Gjykatën e Partisë, ashtu si e ka pasur PS-ja, për të gjykuar Bashën dhe klikën e tij për katastrofën që i sollën partisë.
Kapeni horrin politik Lulzim Basha dhe bëjani gjyqin në oborrin e selisë së PD-së. Atë dhe klikën e tij të listës së turpshme të kandidatëve për deputetë të PD-së në këto zgjedhje. Kjo ngjarje do të bëhet lajm në të gjithë botën si shfaqje e demokracisë së drejtpërdrejtë.
Arrestojeni demokratikisht Lulzim Bashën dhe detyrojeni të deklarojë jo vetëm dorëheqëjen si kryetar i PD-së, por edhe lënien e mandatit të deputetit të cilin nuk e meriton.
Arrestoni demokratikisht të gjithë ata që kanë fituar mandate të pamerituar deputeti në 25 qershor, pa pasur lidhje me partinë, dhe i detyroni të deklarojnë lënien e mandateve.
Dëboni nga partia klikën e Bashës nuk ka asnjë lidhje me partinë, qoftë të ardhur tani, qoftë të sjellë nga Berisha, si vetë Basha.
Provoni ta bëni atë që them unë dhe do të shikoni se Policia e Shtetit, nën urdhërat e Edi Ramës, do ta marrë në mbrojtje klikën e Bashës, dhe kjo pastaj shpjegon gjithçka edhe për atë më idiotin.
E nëse do të ndodhë kështu, pra nëse do të provokoheni, pastaj keni të drejtë të ktheheni ndaj ndërtesës përballë selisë së PD-së, ku gjendet ai që është bërë zoti i vërtetë i PD-së, Kryeministri Rama.
Spastrojeni partinë nga parazitët politikë që e kanë ndërtuar jetën e tyre luksoze dhe pasurimin e tyre mbi votën tuaj. Që nga të rinjtë e deri te të vjetrit. Mos u gënjeni nga parazitët e vjetër politikë të PD-së që po gjejnë rastin të flasin tani, se duan të riciklohen politikisht për të rimarrë përfitime parazitare.
Ose mund të bëni këtë, ose mund të rrini dhe të shikoni sesi shkrihet PD para syve tuaj dhe me votën tuaj.
Mos shpresoni te Sali Berisha, ai ka përgjegjësinë fillestare që katapultoi Bashën në PD, si njeriun e Sorosit që do të trashëgonte drejtimin e partisë për ta bërë PD-në parti-kangur që e mban Edi Rama në gjoks. Sali Berisha nuk e bëri PD-në parti të madhe, ai i gjeti të gatshme turmat entuziaste me shpalljen e pluralizmit politik dhe u vu automatikisht në krye të tyre, si kryetar i së parës parti opozitare. Sali Berisha në karrierën e tij politike shpenzoi kreditin e të parit kryetar partie opozitare të pluralizmit politik në Shqipëri. Tani po të dojë Sali Berisha se sa vota ka ai vetë si Sali, le të krijojë një parti dhe të shohim sa vota do të marrë.
Sali Berisha në 2017 është një figurë politike po aq e vjetëruar sa Ramiz Alia në 1992.
Pas këtyre zgjedhjeve, PD nuk është më parti e madhe, por është një parti e mesme, mes PS-së dhe partive të vogla. Partitë e mesme nuk shpresojnë ta marrin pushtetin të vetme, madje as në një aleancë ku ato janë partia kryesore. Partitë e mesme, ashtu si të voglat shpresojnë të shkojnë në pushtet pas një partie të madhe.
Nëse nuk çoheni ju sot, PD shpejt do të pushojë së ekzistuari edhe si parti e mesme. Nëse çoheni ju sot, ka shpresa që PD të bëhet parti e madhe përsëri.