Kategoria e Parë hyn në një moment vendimtar të sezonit, teksa këtë të diel do të zhvillohet java e 31-të e kampionatit, në orën 15:00, me disa përballje shumë të rëndësishme që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në garën për ngjitjen në “Abissnet Superiore”.
Në krye të renditjes vazhdon të kryesojë Skënderbeu me 73 pikë, i ndjekur nga Laçi me 70 pikë dhe Pogradeci me 67 pikë.
Vëmendja kryesore e javës së 31-të është përqendruar te përballja direkte mes Laçit dhe Pogradecit, një ndeshje që pritet të ketë ndikim të madh në renditjen e kryesimit. Laçi do të kërkojë të mbrojë vendin e dytë dhe të hedhë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në “Abissnet Superiore”, ndërsa Pogradeci synon të marrë një rezultat pozitiv për të afruar edhe më shumë objektivin e madh të sezonit.
Në ndeshjet e tjera të javës së 31-të do të përballen Skënderbeu – Kastrioti, Apolonia – Besa, Lushnja – Iliria, AF Luftëtari – Burreli dhe Kukësi – Korabi. Të gjitha këto sfida pritet të jenë të luftuara, ndërsa skuadrat synojnë pikë të rëndësishme në këtë fazë vendimtare të kampionatit.
Me vetëm pak javë të mbetura deri në fund, gara për dy vendet që sigurojnë ngjitjen në “Abissnet Superiore” pritet të mbetet e hapur dhe shumë e luftuar deri në javët e fundit të sezonit.
Java 31
Skënderbeu – Kastrioti 19.04.2026 15:00 Stadiumi “Skënderbeu”
KF Laçi – Pogradeci 19.04.2026 15:00 Stadiumi “Laçi”
Apolonia – Besa 19.04.2026 15:00 Stadiumi “Loni Papuçiu”
Lushnja – Iliria 19.04.2026 15:00 Stadiumi “Roza Haxhiu”
AF Luftëtari – Burreli 19.04.2026 15:00 Stadiumi “Gjirokastra”
Kukësi – Korabi 19.04.2026 15:00 Stadiumi “Kukës Arena
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






